in

Kurti thërret Këshillin e Sigurisë së Kosovës

Pas rritjes së tensionit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të mblidhet të mërkurën në një takim Këshilli i Sigurisë . Gazeta Express raportin se përmes burimeve saj ka mësuar se ky takim vjen pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë të Kosovës nga forca serbe brenda territorit të shtetit.

Deri tani, Qeveria e Prishtinës ka reaguar ndaj këtij akti duke e kondideruar një provokim të rëndë. Kosova ka ndaluar hyrjen e të gjitha mallrave serbe në tregun e saj. Më pas u vendos që asnjë makinë me targa të Serbisë të kalojë kufirin e Kosovës. 

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të bëjnë presion mbi Serbinë që të lirojë tre policët si dhe që ta dënojnë inkursionin brenda territorit të shtetit të saj.

Lini një Përgjigje

Qëndrimi i Ramës ndaj Kosovës – pakënaqësi në Tiranë dhe në Prishtinë

Vuçiqi me falënderim të posaçëm për Ramën!