in

Kurti pengesë për arritjen e paqes me Serbinë !

Nga Sherif Ramabaja

Kosova i kishte strukturat e veta si një shtet i pavarur. Kishte edhe delegacionin e bisedimeve me Serbinë në kye me Thaçin. Kishim zgjidhur vijën kufitare me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, kurse ishte mbetur vetëm edhe zgjidhja e këtij problemi me Serbinë.

Me Serbinë lidhen edhe çështje të tjera, po punët shkonin për mrekulli. Thaçi ishte para shpërthimit të suksesit dhe kishte propozime që me arritjen e marrëveshjes së bashku me Vuçiqin, do të propozoheshin edhe për çmimin Nobel për paqe.

Se ç´nodhi, të gjith mbetën të habitur, po Thaçi u kërkua nga Gjykata e Hagës dhe planet së bashku me marrëveshjen me Serbinë, mbetën në gjysmë të rrugës.

Ish presidenti i SHBA Trump i humbi zgjedhjet, Thaçi në Hagë, kurse Isa Mustafa që po ashtu konsiderohej si potencial pas Thaçit për arritjen e marrëveshjes, e humbi postin e kryetarit të LDK.

Në një farë mënyrë në Kosovë u bë rrëmujë. Edhe ish komandantët pas 20 vitesh, e humbën pushtetin dhe Kosova mbeti në duart e Albin Kurtit. Skishte mbetur tjetër alternativë “ Të rrosh apo të mos rrosh “, Albin Kurti do të duhej t´u printe bisedimeve me Vuçiqin e Serbisë.

Pas zgjedhjeve në Kosovë opozita kishte premtuar të jetë konstruktive, po bëri çmos që së pari ta eliminoi nga pushteti Donika Gërvallën, sepse ajo filloi t´i lëvizte gurët një nga një.

Si potez tjetër i rradhës nga opozita ishte, ta bllokonin Albin Kurtin dhe ta mbanin nën presion dhe nën tension, që mos të kishte kohë t´i hapte sytë dhe të përgaditej për dialogun, sepse shtëpia digjej nga brenda.

Disa nga ish komandantët ia shtronin pyetjen : “ a mos je bashkëpunëtor i Serbisë “ duke harruar, se si e kishin zgjidhur vetë vijën kufitare me Malin e Zi. Ose arsyetoheshin se nuk jemi vetëm ne milionerë, shikoni edhe ish fëmijët e titistëve të dikurshëm. Ne për ta e dinim, po nuk mund të besonim për ish komandantët e luftës së fundit të UÇK.

Në fund pasi shpëtoi Donika dhe po ashtu edhe Albin Kurti pa rënë nga pushteti, Serbia doli në skenë si gjithmonë me provokime të llojeve të ndryshme, siç ishte ardhja dhe fotografimi në kishën e Kampusit të Universitetit të Prishtinës.

Të gjitha këto ndodhnin në shikim të parë si rastësi, po ishin planifikim provokues për vetë Albin Kurtin, para fillimit të bisedimeve.

Takimi Kurti – Vuçiq ndodhi, po Albin Kurti me kryeneqësinë e tij nuk u soll ashtu siç silleshin delegacionet e më parshme në krye me Thaçin.

Atëherë bisedohej, dialogohej dhe në fund arriheshin marrëveshjet, kurse Albin Kurti nuk dialogon fare, po e kërënon Vuçiqin dhe Serbinë.

Ne e dimë se çka ka ndodhur, po ajo tashmë është e kaluar. Ne duhet ta përcaktojmë të ardhmen. Ne gjetëm zgjidhje me Maqedoninë, Malin e Zi, Rama po dialogon me Greqinë për Detin, prandaj ne duhet t´u përmbahemi këtyre parimeve.

Bisedimet dhe dialogu kanë të bëjnë me zgjidhje të dhimbshme për të dyja palët, këtë e kishin thënë edhe vetë Thaçi dhe Vuçiq.

Nëse Albin Kurti vazhon në këtë mënyrë, fundit nuk i dihet zgjidhja. Ne do të mbesim pa njohjen e Serbisë dhe pa ulëse në OKB, kurse Serbia mbetet me shpresë se e fut në dorë përsëri Kosovën, nëse Rusia dhe Kina ia shkelin syrin.

Shtrohet pyetja cila do të ishte zgjidhja më e mirë për ne : shpresat nuk janë shterrur të gjitha, sepse Thaçi e ka vëllaun e vetë Ramën.

Nëse Kosova mendon të arrijë zgjidhje me Serbinë, alternativa e vetme do të ishte që Albin Kurti të eliminohej nga bisedimet me Serbinë dhe në vend të tij të emërohej Edvin Rama.

Rama e fitoi mandatin e tretë. Shqipërinë po e udhëheqë drejt EU, kurse marrëveshjen për Detin me Greqinë, është për mrekulli duke e menagjuar.

Çështjen ka arritur ta dërgoi deri në Hagë, më mirë kështu se t´ia ngarkoi veti përgjegjësitë.

Pra për arritjen e një marrëveshje të shpejtë dhe të sukseshme mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të vendosim që Rama t´i udhëheq bisedimet. Sa më parë aq më mirë. Vëllau për vëllanë bënë gjthëçka.

Lini një Përgjigje

Përmendorja e Gani bej Kryeziut në vend të internacionalistit Asim Vokshi

ERDOGAN I PUTH DORËN JOE BIDEN