Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë pas takimit në Bruksel me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, se ky i fundit, ka refuzuar propozimin e një marrëveshjeje me gjashtë nene, si deklaratë paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Unë sot propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene si një deklaratë e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u refuzua. U refuzua ende pa u lexuar dhe kjo për mua tregonte mosgatishmërinë për marrëveshje”, tha Kurti.