in

Kurti me propozim-normalizim marrëdhëniesh Kosovë-Serbi si Kroaci- Serbi

Pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli në lidhje me dakordimin për deklaratën për të pagjeturit gjatë luftës si edhe draft statutin për Asociacionin.

Kryeministri Kurti tha se Borrellit dhe Lajçakut ua ka dorëzuar edhe një dokument duke ua dëshmuar se koordinatorja e Ekipit Menaxhues, Danijela Vujiçiq, ka dhënë betim në parlamentin e Serbisë dhe e njëjta është në konflikt të interesit.

“Pra kam renditur disa fakte për koordinatoren e Ekipit Menaxhues. Por ajo çfarë është e qartë është se me rastin e prezantimit të këtij draft-statuti, mund të thuhet se Ekipi Menaxhues është de-komisionuar me qenë se nuk ka më as funksion, rol dhe as status”, tha kryeministri Kurti.

Ai më tej shpjegoi se ata e kanë dorëzuar draftin. “Unë ua thash në mënyrë të argumentuar, arsyeshme e logjikshme se është fundamentalisht papajtueshëm me Kushtetutën dhe është mirë që rrjedhimisht sa më parë të fillojnë diskutimet mbi bazën e një draft vizioni vleror, çfarë kam propozuar unë sot”.

Kurti tha se draft statuti që ka propozuar Ekipi Menaxhues, e de-komisionoi vetën është rezultat i dëshirës për një Republika Serpska në Kosovë. Ai tha se shihet qartë dëshira për një gjë të tillë.

“E kjo dëshirë e ka shkruar këtë statut”, tha ai. Ndërkohë, ai tha se draft-vizioni që ka propozuar është inspiruar nga draft marrëveshja që ka bërë Serbia për normalizim të marrëdhënieve me Kroacinë.

Ai tha se këto dy vende kanë marrëveshje për normalizim, ku parashihen edhe të drejta, pra dispozita mbrojtëse për serbët në Kroaci.

“Unë jam inspiruar prej atij modeli sepse siç dihet nga shpërbërja e dhunshme e ish Jugosllavisë, Kroacia doli si shtet i pavarur, edhe ne si republikë e Kosovës jemi njësoj si pjesë e shpërbërjes së ish Jugosllavisë”, tha ai, duke shtuar se marrë parasysh se Kroacia është anëtare e BE-së, në NATo dhe ka normalizuar marrëdhëniet me Serbinë e kurse edhe Kosova ka aspirata të njëjta, atëherë tha se beson se ka qenë model i duhur prej nga ka marrë frymëzim të shkruajë këtë draft vizion në 11 pika.

Duke paralajmëruare dhe takime të tjera, kryeministri Kurti tha se ndodhet ën Bruksel në mirëbesim e me qëllime të mira që sa më parë të zbatohet në plotni marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit si pjesë integrale.

“Kemi nevojë për normalizim evropiane  të fqinjësisë së mirë midis dy shteteve tona”.

I pyetur nga RTK se Josep Borrel u shpreh se Asociacioni duhet të bazohet në marrëveshjen e  vitit 2013 e 2015, por pa përmendur rendin kushtetutës të Kosovës, kryeministri Kurtit tha se marrëveshjet janë midis palëve.

“Në krye të marrëveshjes së realizuar me 27 shkurt thuhet ‘palët kontraktuese’. Kosova, unë si kryeministër jam njëra palë, plotësisht brenda kuadrit të barazisë dhe është e qartë se kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës, nuk mund të ketë marrëveshje”.

Lini një Përgjigje

Asimilimi i shqiptarëve – synim i marrëveshjes jugosllave-turke më 1938

Në Shqipëri u dërgua elita e oficerëve britanikë që kontaktuan me Kryezinjtë