Kryetari i LVV-së, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës, sot ka zhvilluar fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit edhe në Besianë, Mitrovicë dhe Istog. Këtë e ka bërë të ditur kreu i Lëvizjes, Albin Kurti në një postim në Facebook.
“Në çdo lagje e në çdo fshat, në çdo qytet e në çdo komunë, për çdo ditë e me çdo orë, Kosova po i afrohet ndryshimit të pritur të 14 shkurtit. Përkundër motit të ftohtë, me shi dhe me erë, sheshet e Besianës, Mitrovicës dhe Istogut, sot ishin ngrohur me shpresën e vetme të qytetarëve të shumtë.
Se fitorja jonë është e nevojshme e dinë ekspertët, se fitorja jonë është e domosdoshme e dinë qytetarët, e se fitorja jonë është e pashmangshme e dinë edhe kundërshtarët.
Andaj të dielën, KREJT duhet të zgjedhim DREJT. Të votojmë Lëvizjen VETEVENDOSJE! me numër 127”, ka shkruar Kurti.