in

Kurti ka takuar ministren e Jashtme të Australisë, Marise Payne

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ministren e Jashtme të Australisë, Marise Payne, në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Australisë dhe thellimi i metejmë i tyre ishte tema e takimit mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me  ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Marise Payne.

“U pajtua për rëndësinë e NATO-s për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa kryeministri theksoi përkushtimin e Kosovës për integrim në aleancën më të madhe të paqes e sigurisë në botë, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë  rajonale, evropiane dhe globale”, thuhet në njoftimin e Zyres së Kryeministrit.

Në takimin me ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Marise Payne, i zhvilluar në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, së bashku me kryeministrin Kurti ishte edhe zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Lini një Përgjigje

Vjosa, Kurti dhe Gërvalla, i kërkojnë ndihmë Micotakisit për liberalizimin e vizave

Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla takojnë zyrtarin e lartë të Vatikanit