Sherif Ramabaja
U krijua rrëmujë. Kërcitën grushtet, shqelmat dhe shuplakat. Disa filluan ti demonstronin edhe sportet luftarake: karate, boks, xhudo, kikboks etj. Filluan sharjet, shtyrjet, ofendimet dhe akuzat. Askush nuk dinte se ç’po ndodhte dhe si do të qetësohej situata. Fishkëllimat, pështyrjet dhe gjuajtjet ndaj njëri – tjetrit s´kishin të ndalur. Të tëra këto ndodhnin në transmetim të drejtpërdrejtë.
Shkollat, kopshtet, universitete dhe institucionet e tjera e kishin ndërprerë mësimet dhe veprimtaritë ditore, që ta përcillnin transmetimin nga ngjarjet në parlament.
Milicia serbe ishte vënë në gjendje gatishmërie. Njësia speciale kishte arritur para parlamentit. Vuçiqi kishte dhënë urdhër në ngritjen e gatishmërisë së ushtrisë. Kishte filluar mobilizimi i rezervistëve.
Vuçiqi ishte takuar me ministrin e mbrojtjes, gjeneralët ushtarak, inteligjencën e shtetit dhe me njësitë elite të ushtrisë.
Për gjendjen e krijuar ishte njoftuar Putini dhe Lawrow. Ishin bërë përgatitjet për ndërhyrjen ushtarake ndaj parlamentit. Po mendohej të nxirreshin tanket, aeroplanët bombardues dhe dronët e luftës.
Vuçiqi llogariste se kjo ngjarje mund t´i paraprijë një grusht shteti që mund t´i kushtoi me humbjen e pushtetit.
Serbia ndodhet në rrezik, deklaroi Vuçiqi para mjeteve të informimit. Elemente të agjenturave të huaja janë të involvuara kundër popullit serb dhe Serbisë, vazhdoi ai me deklaratën e tij.
Ne duhet të veprojmë pa mëshirë ndaj elementeve të brendshme dhe atyre të jashtme. Ne nuk do të lejojmë kapitullimin e shtetit. Unë e garantoi popullin serb, se do t´i marr të gjitha masat për mbrojtjen e popullit dhe të Serbisë, përfundoi Vuçiqi para mediave.
Në anën tjetër u lajmërua edhe Bërnabiç – ka nga salla e kuvendit. Atë se dëgjonte askush brenda sallës, sepse mbretëronte kaos dhe zhurmë, po atë e dëgjonin vetëm shikuesit televiziv përmes mikrofonit duke apeluar: përmbahuni nga dhuna mes njëri – tjetrit, sepse të gjitha këto i ka organizuar Kurti. Ai po tallet me ne dhe jo vetëm ai po e tërë Kosova.
Unë jam e sigurte që kurti është këtu, i fshehur. Ai mund të jetë i maskuar dhe vetëm jep instruksione se si të veproni. Nëse qetësoheni dhe uleni ne do të fillonim ta gjurmonim se ku ndodhet Kurti. Ju lutem për hir të Serbisë. Për hir të Vuçiqit. Për hir të kishës serbe. Për hir të botës serbe. Për hir të Putinit e Rusisë.
Ose nëse nuk uleni, filloni së paku të thirrni, Serbia është Kosovë. Jo, të kundërtën, se jam e trazuar. gabova. Merrni shembull Rumunët se si reaguan ndaj kombëtares së Kosovës. Veproni edhe ju në atë frymë. Ne kemi nevojë që ta lartësoni Serbinë dhe popullin tonë, ashtu siç vepruan rumunët ndaj nesh.
Uluni të fillojmë me diskutime kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Kjo duhet të jetë tema qendrore për ne, e jo të nxitemi kundër njëri – tjetrit.
Patriotizmi duhet të dominoi në shpirtin tonë dhe urrejtja kundër shqiptarëve duhet të jetë betimi ynë. Uluni, uluni. Po vazhduat kështu e humbëm Serbinë. Kurti e ka sulmuar Serbinë. Duhet ta njoftojmë Lajçakun, Borrellin dhe Stanon.
Mars – Rover (Satirë)