in

Kurti fajëson qeveritë e kaluara pë krizën energjetike

Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij në mbledhjen e 45-të të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka kritikuar ish-qeveritë për krizën me energji elektrike në Kosovë. Ka të drejtë. Por pse nuk e nacionalizon KEDS-in, që e shitën si ta kishin fal qeveritë e shumë mëkatëve. Kuj ia ka frikën. 

Kurti ka thënë se e kupton frustrimin e qytetarëve për mungesën e energjisë.

“E kuptoj frustrimin e secilit qytetar me mungesën e energjisë elektrike. Le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën e lanë shtetin ata që qeverisën për dy dekada, sepse si njerëz të territ që ishin e që punët i bënin natën jashtë syve të qytetarëve, ata s’kishin si ta linin Kosovën ndryshe pos në terr e skëterrë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se vitin e ardhshëm do të propozojnë një zgjidhje më afatgjate për çështjen e energjisë. 

Por Kurti nuk e tha pse nuk e bënë nacionalizimin e KEDS-it, kur ajo pothuajse është e falimentuar. Pse e ndihmoi qeveria?

Thuhet se KEDS-in e bleu dhëndrri i Erdoganit për një shumë qesharake, 26 miliona euro, ndërsa e kishte vlerën e disa miliarda euorosh. Poashtu thuhet se aksione në te kanë komandantë të luftës e të Rognerit. Kujt ia ka frikën kryeministri?

  

Lini një Përgjigje

Per çka me dal ne proteste te Ronit.

Putini akuzon Gjermaninë se, Polonisë po ia shet gazin rus!