Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar të dielën sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duk e konsideruar këtë si akt të paprecedent që përbën rrezik për gjithë rajonin.
“Unë dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky akt i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e të gjithë rajonit. Tani, më shumë se kurrë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka shkruar kryeministri Kurti në rrjetin social X.
Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, forcat e Iranit kanë sulmuar me dronë e raketa shtetin e izralit. Forca e Mbrojtjes e Izraelit thonë se 99% e tyre u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite.


