in

Kurthi i Republikës Veriore

Shkruan: Nijazi Muhamedi 

Ka disa përpjekje që japin shenja se qeveria e MV synon të përdorë “faktorin”shqiptar këtu, në Kosovë dhe Shqipëri,në intrigën e saj manipuluese rreth Marrëveshjes së saj me Bullgarinë ,që e ka nënshkruar vetë,po  para opinionit të vet dhe me piskëllima të rreme para opinionit europian e shtrembëron,si zanat të mësuar që e ka.

Shqiptarët këtu dhe jo vetëm,nuk guxojnë të hyjnë në  kurthin e kësaj intrige,pra,as veç e veç,as të gjithë bashkë,jo vetëm tash por edhe në perspektivën e integrimeve rajonale dhe europiane.Bullgaria vetë ka definuar një politikë konstruktive të fqinjësisë së mirë europiane me shqiptarët si tërësi,pra,si komb prej gjithë vendeve sllavo-greke të Ballkanit dhe provat e saja janë:njohja e pavarësisë së Kosovës pa vonesë,mbështetja e Shqipërisë për hyrje në NATO dhe dhe në procesin eurointegrues,mbështetja në çeljen e bisedimeve dhe mbështetja e Kosovës në rrjedhat aktuale drejt konsolidimit të shtetësisë e pavarësisë.

Ndërkaq,tek  shqiptarët e Maqedonisë ajo shikon “garantin e vetëm të rrugës euroatlantike të këtij shteti ,se pikërisht shqiptarët dëshirojnë me sinqeritet marrëdhënie të mira me Bullgarinë”…Shqiptarët duhet ta fuqizojnë këtë paradigme të pozitivizuar të raporteve bullgaro-shqiptare, duke e dimensionuar dhe thelluar këto me projekte konkrete bashkëpunimi të gjithanshëm,dhe duke flakur inercinë e deritashme.

Lini një Përgjigje

Duke zvogëluar furnizimin me gaz, Rusia po i shpall "luftë të madhe" Evropës

Lukashenko me refugjatët dhe mikun e tij më të mirë, dëshiron ta çojë BE-në në kolaps