Ferizaji u jep shembull se si duhet të zbukurohet qyteti
Vehabistët e salafistët kur duan ta pengojnë zbukurimin e qytetit për Krishtlindje dhe Vitin e ri, gjejnë arsyetime kinse me ato para do të ushqeheshin të varfrit. Edhe disa kryetarë komunash, kur duan t’ua përkëdhelin bishtin islamit vehabistë nga të ciltë kanë marr para, e bëjnë qytetin e tyre si të kishte rënë murtaja: pa zbukurime, pa gjallëri, pa harenë e fundit të vitit, të ftohtë e të zymtë si qytete të mjerimit e asketizmit shkretinor.
Të mbërthente trishtimi kur i shihje për festa Pejën, Skenderajn, Rahovecin, Mitrovicën dhe Hanin e Elezit deri sivjet. Peja ka ndryshuar, është kthyer nga Perëndimi. Kryetari i Hanit të Elezit, paralajmëroi se i dha fund qeverisjes 12-vjeçare vehabiste, qyteti do të zbukurohet për Krishtlindje e Vitin e ri si e tërë Evropa.
Po qytetet tjera, i dhanë fund qeverisjes vehabiste?