Shkruan: Mevi Rafuna
Shqiptarët e Amerikës këto ditë ia lanë emrin e Fan Nolit, një rruge në New York në nderim të tij.
Shqiptarët në Zvicër krenohen si po ndërtojnë xhami atje, në çadrën e vehabizmit. Poashtu, në Kosovë dhe Maqedoni bëhet konkurrencë se kush është më vehabist se tjetri dhe bëjnë amin çdo gjë që ju thotë duda balje.
Ata në Luginë nuk e fituan asnjë ulëse në kuvend sepse vehabizmi i ka pushtuar. Ndërsa të gjithë grupi politik i përfaqësueseve vehabistë në Kuvend i lënë ndasitë para liderit të tyre shpirtëror shefqetit.
Duke e pa këtë lloj manifestimi të tyre në të cilën shkelet çdo e drejtë njerëzore, sepse të tjerët që janë ndryshe linçohen, shantazhohen, heshtin apo tentohet të përvetësohen në forma të ndryshme, pyes veten kah po shkojmë si shoqëri dhe si komb. A po ja u lëmë fatin tonë dhe të pasardhësve tanë, një grupacioni vehabistë i cili përveç se është antikombëtar është edhe antihuman?


