Gani Mehmetaj
Reagimi i hoxhë Pekmezit-Shefqet Krasniqit pas transplantimit të zemrës së derrit të njeriu, me ngjanë me lopën kur përpiqet t’i fus brirët me aeroplanin supersonik. Primitiv e hajvan si e ka fal Zoti, ai i fyen dy-te tretat e popullatës në botë, duke i quajtur të fëlliqtë sepse e hanë mishin e derrit.
Ai nuk e di ç’është shkenca, sepse është analfabet, ai nuk e di ç’është jeta e njërit, sepse është frymëzuar nga një libër i dhunës i antijetës.
Lopës nuk i pritet zarare (dëm), thonë në Rrafshin e Dukagjinit. Hoxhë Pekmezit- Shefqet Krasniqit nuk i pritet dëm, por TV Klanit, po. Ata ia dhanë gurin dhe i thanë, thyejua kokën atyre që e hanë mishin e derrit. Bëji për pesë para “kaurrat”.
Janë të fëlliqët amerikanët që e hanë mishin e derrit? Janë të fëlliqët francezët, anglezët, gjermanët, italianët, shqiptarët që e hanë mishin e derrit? Po një miliard kinezë? Është i krisur ky hoxhë a TV Klani që e lansoi marrëzinë e tij?