in

Kur kisha Katolike e Shën Mërisë në Ulqin u bë xhami!

REL

Ulqini, një qytet në skajin jugor të Malit të Zi, pranë kufirit me Shqipërinë, është i njohur për plazhet e gjata me rërë, kripore, peshq, ullinj, portokaj, marinarë dhe peshkatarë.

Pak dihet për këtë objekt që gjendet në qytetin e vjetër të Ulqinit, por thuhet se ai është ndërtuar rreth 2 mijë vjet e gjysmë më parë. Në zemër të qytetit të vjetër ndodhet kisha-xhami, simbol i gërshetimit të Lindjes dhe Perëndimit, feve dhe kulturave të tyre.

Edhe pse përfaqëson një objekt të rrallë arkitekturor dhe për vendësit është një trashëgimi të çmuar të bashkëjetesës shekullore, në këtë monument kulture nuk është investuar prej dekadash.

Biografisë së tij, e cila është mbi gjysmë mijëvjeçari, i mungojnë të dhënat më të reja.

Historia, pa të dhëna kyçe

Objekti është ndërtuar në vitin 1510 si Kisha Katolike e Shën Mërisë. Pasi otomanët pushtuan Ulqinin, në vitin 1693 kjo kishë u shndërrua në xhami të qytetit dhe sipas arkivit të muzeut, pas murit jugor iu shtua një minare.Mirëpo, ndryshe nga historia shekullore e kësaj trashëgimie kulturore, mungojnë të dhëna të rëndësishme të kishës-xhamisë nga epoka jonë.

“Minarja besohet të jetë shembur në tërmetin e vitit 1979, por nuk ka asnjë informacion të saktë në publikimet zyrtare. Nuk ka as një fotografi të minares para tërmetit”, tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i muzeut, Gazmend Kovaçi.

Sipas tij, në vitin 1966 Komuna e Ulqinit kishte propozuar që objekti të shndërrohej në muze të qytetit.

Banorët vendës dhe kronistët e qytetit thanë se ritet fetare në kishën-xhami janë kryer në vitet 1960 dhe se minarja është shkatërruar nga tërmeti katastrofik që goditi bregdetin e Malit te Zi me 1979.

Lini një Përgjigje

SPIUNËT

David Cameron vazhdon vizitën në Kosovë, sot takon presidenten Osmani