in

Kur Jozefina Topalli nderoi Gani beg Kryeziun

Me vetëdije të plotë mitizuan deri në pafundësi ”luftën e përbashkët partizane kundër fashizmit shqiptar”, duke e glorifikuar rolin e komandantit sllavo-komunist- Fadil Hoxha, heroit të popujve të Jugosllavisë socialiste, dhe shërbëtorit më të besueshëm të Aleksandër Rankoviqit në Kosovë.

 

Shkruan avokati Zanfir Kryeziu

Me rastin e 100 Vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë nderon ata luftëtar që me pushkë në dorë kontribuan në rezistencën kundër fashizmit dhe komunizmit në mesin e të cilëve si i vetmi Kosovar nderohet Gani beg Kryeziu. Kryetarja Jozefina Çoba Topalli i dorzoj botimin special të Kuvendit të Shqipërisë  ”Aktet e themelimit të shtetit shqiptar” familjarëve të atyre luftëtarëve, që kontribuan në rezistencën kundër fashizmit dhe komunizmit në mesin e të cilëve ishte i ftuar edhe artikullëshkruesi, si nip i laureatit të vetëm Kosovar Gani Beg Kryeziut.  

Në fjalën e rastit, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se në këtë 100 vjetor të pavarësisë,jemi mbledhur në tempullin e demokracisë për të nderuar me përulje dhe mirënjohje,ata bij të Shqipërisë që në themelet e shtetit vendosën pa droje shpirtin, pasionin e deri dhe jetën e tyre.Të gjithë ata burra e gra,vajza e djem që këtë e deshën deri në sakrificën sublime,e deshën njësoj pavarësisht se ai shekull i çmendur të lejonte ta shihje vetën nga e majta ose nga e djathta, me një xhelozi kapricioze qe i kushtoj njerëzimit 2 luftëra botërore e një luftë të ”ftohtë” 45 vjeçare.Për të gjithë ata që trojet ilirike i deshën të lira,jo me kufij hartash të dala nga pazare oportunistesh politike, ”Vllazërimesh” të “përjetshme” e “miqësish të pathyeshme” por, me kufijtë e gjuhës, të qumështit të nënës e të varreve të të parëve, atje ku kufijtë i kishte vu Zoti, me këtë

bindje ecën deri në fund, pavarësisht nëse ishin klerikë apo ateiste. Në këtë 100 Vjetor,festojmë Jubileun me historik, jo thjesht për shkak të shifres“100”, por për shkak se ëndrra e vetme që patën, ajo për të cilën fikën pa dilema jetët e tyre, është fakt. Shqiptaret janë të lirë në vatrat e tyre, Shekulli XX,shekull bujar dhe tragjik për shqiptarët, Shekulli XX për ne si komb ishte njësoj bujar dhe tragjik njëkohësisht.

Nisi si shekulli i Nëntorit 1912 në Vlorë, dhe e përcollëm si një shekull shpërblyes në qershor të vitit 1999 në Prishtinë, por,…me çmimin e gjakut të shumtë të derdhur nga bijtë e Shqipërisë në luftë me agresorët, e me keq akoma nga bijtë e Shqipërisë mes vedi, për t’i dhënë të ardhmen me të mirë vendit. Në mesin e atdhetarëve të nderuar për luftë kundër komunizmit ishte si Kosovari i vetëm Gani Beg Kryeziu nga Gjakova, për të cilin Kryetarja e Kuvendit Jozefina Çoba Topalli tha:Gani Kryeziu ishte veprimtar i shquar politik dhe ushtarak.Gjatë luftës u arrestua disa here nga italianet e gjermanet,për t’u liruar në fund të vitit 1943 pas kapitullimit të Italisë. 

Në janar të vitit 1944 udhëhoqi luftimet kundër pushtuesit gjerman në Malësinë e Gjak- ovës, në krye të 2.300 luftëtarëve. U godit dhe u asgjësua nga formacionet e partizanëve të Shqipërisë dhe Kosovës si një rrezik real për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë pas lufte. Arrestohet në Gjakovë dhe mbyllet në burgun e Mitrovicës së Sremit.Luftëtarët e tij kryesor u vranë pa gjyq në masakrën e përgjakshme të Hereçit. Mirënjohje për dashurinë e tij ndaj atdheut deri në sakrificë sublime, për rezistencë e tij kundër regjimit fashist dhe sllavo-komunist. Ideologjia e shëmtuar sllavo-komuniste në Kosovë, thotë artikullshkruesi vazhdon edhe tani, përfaqësuesit e saj i rekruton nga radhët e trashëgimtarëve gjenetik të ish-zyrtarëve politik të PKJ-së, nga radhët e shërbëtorëve dhe nostalgjikëve të kohës së pushtimit sllavo-komunist, të cilët, bashkarisht, me plan operativ dhe me vetëdije  të plotë mitizuan deri në pafundësi ”luftën e përbashkët partizane kundër fashizmit shqiptar”, duke e glorifikuar rolin e komandantit sllavo-komunist- Fadil Hoxha, heroit të popujve të Jugosllavisë socialiste, dhe shërbëtorit më të besueshëm të Aleksandër Rankoviqit në Kosovë.

Fatkeqësisht,Gjakova,djepi i këtij laureati,për të cilën ai luftoj deri në vdekje,e qeverisur nga trashëgimtarët e bashkëpuntorve sllavo-komunist për shkak të rezistencës së tij ndaj rikolonizimit të Kosovës heziton ta vlerësoj kontributin e tij dhe 170 bashkëluftëtarëve të tij që dhanë jetën për çlirimin e Gjakovës dhe eshrat e tyre akoma prehen në puset e malit të Hereçit. Në vend se të glorifikohet lufta e atdhetarëve që dhanë jetën për liri, pushtetarët aktual gjakovar i vlerësojnë duke u thurur lavde bashkëpuntorëve servile të ripushtuesve sllavo-komunist të Kosovës, të cilët për çlirimin e Gjakovës nuk shkrepen asnjë plumb kundër gjermanëve, por fatkeqësisht luftuan kundër forcave nacionaliste shqiptare siç ndodhi në rastin e luftës së Drenicës, duke minimizuar viktimat e populatës në masakrën e Hereqit, Tivarit dhe masakrat tjera ndaj populatës së pambrojtur shqiptare.  Në sesionin shkencor kushtuar “Lëvizja Kryeziu në Rrjedhat e Luftës së Dytë Botrore” mbajtur në Prishtinë me 23 shtator të vitit 2006, në kumtesen me titull Ndjekja dhe Vrasja e Personaliteteve Kombëtare Gjatë Viteve 1944-1945, Prof.dr.Xheladin Shala në mes tjerash shkruan:Që nga viti 1913,kur gjashtë ambasadorët e Fuqive të Mëdha të Evropës   e përgjysmuan Shqipërinë etnike, popullit shqiptar të Kosovës dhe atij të Maqedonisë, kurrë nuk iu ndal dhuna dhe gjenocidi nga serbo-sllavët. Personalitetet e njohura të rezistencës shqiptare në mesin e të cilëve edhe i elauruari Gani beg Kryeziu apelonin që të mos mbështeteshin forcat komuniste shqiptare,meqë veprimet e tyre shiheshin si antikombëtare.    

Me të drejtë mund të konstatohet fakti se përfaqësuesit e KQ të PKJ-së dhe duart e tyre të zgjatura në Kosovë përkrahën plotësisht komunistët shqiptar karrieristë, narcisoidë, gjysmanalfabetë dhe ata që ishin të operuar nga ndjenja kombëtare shqiptare. Shifet qartë se ideologjia komuniste e popujve sllavë ka pasur për qëllim që në radhët e popullit shqiptar të mos dominonte fryma nacionale, ngase i frikësoheshin një lufte të përbashkët mbarëshqiptare. A është e mundur të konsideroheshin shqiptarët si nacionalistë e tradhtarë, vetëm pse e donin kombin e vet, atdheun dhe luftonin për të drejtat e veta kombëtare,duke mos pasur aspak pretendime teritoriale ndaj shteteve fqinje. 

Partia e tyre ishte kombi dhe shteti-Shqipëria etnike.Andaj,me të drejtë mund të konstato- jmë se nuk ka shqiptar me ndërgjegje të shëndoshë kombëtare që të mos dëshiroj bashki- min e kësaj gjysmë Shqipërie në një shtet etnik. Mirëpo, asokohe fati i popullit shqiptar në Kosovë dhe në Maqedoni ishte në truezën e kriminelëve jugosllavë. Çka ishte më e keqja,projektit srbomadh iu bashkue edhe PKSH-ja. Kriminelët jugosllavë çirreshin: “Elementët e zotë shqiptar duhet të qërohen që tani”. I gjithë mëkati i tyre ishte pse e deshën lirinë, atdheun, kombin, gjuhën dhe flamurin e vet. Në janar të vitit 1945 në Kosovë shfarosja e shqiptarëve po bënte kërdi.Natyrisht komunistët Gjakovar si Xhavit Nimani, shef i OZNA-s për Kosovë,Fadil Hoxha komandant i aradhave partizane sllavo-komuniste etj s’ishin pa dijeni për masakrat ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare por, ata në këtë drejtim heshtën duke mos ndërmarr asnjë veprim në parandalimin e tyre apo minimizimin e pasojave të tyre duke informuar populatën për ate se çka i pretë.  

Ploja e madhe mbi ata që e deshën dhe luftuan për bashkimin kombëtar ishte gatuar.

Kjo tregon se çfarë idealesh madhështore,çfarë zemrash të dëlira u vranë nga sllavo-komunistet të ndihmuar nga puthadorët komunist Gjakovar.Por, ata nuk do të vdesin  sepse historia dëshmoj se ata ishin viganë që me gjakun e tyre të derdhur për liri dhe bashkim kombëtar ruajtën etninë shqiptare në këto anë nga zhbërja e plotë.

Dokumentet e proveniencës jugosllave i fshehin aktet kriminale.Por,populli shqiptar, i cili e përjetoi golgotën slave, ato ngjarje i nguliti thellë në kujtesën historike.

Kryengritja e shqiptarëve në Drenicë në dy muajtë e parë të vitit 1945 ia dha grushtin më të rëndë makinës shfarosëse serbosllave.Ajo kryengritje nën udhëheqjen e trimave viganë, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica, u kthye në legjendë, duke u bërë burim frymëzimi për gjeneratat e ardhshme.Ajo ishte trumbeta më e fuqishme,duke alarmuar opinjonin ndërkombëtar për gjenocidin partizano-komunistë ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe të trevave tjera shqiptare nën Jugosllavi. 

Lini një Përgjigje

Satirë: Daçiq, pas votimit të pranimit të Kosovës në KE

Presidentja në Shkup: Rugova, ati themeltar i Republikës së Kosovës