in

Kur hoxha ahmak bëhet yll mediesh

Një hoxhë palaço u bë yll, e nxorën të gjitha televizionet, sepse tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë. Kështu kanë thënë të gjithë hoxhallarët prej se e mbajë në mend, janë përpjekur që gruan ta mbajnë analfabete, të pa dal dhe skllave të burrit e të familjes.

Kritikat ndaj këtij hafuzi primitiv  ishin të flashkëta, gati ishin kritika dashamirëse. E nxorën se ai bënë flija nga konserva e plastikës. Kjo ishte për ta arsyetuar se ai nuk mendon ashtu, por i kanë thënë, e kanë paguar të thotë ashtu. Duhet të kemi mirëkuptim  ndaj hoxhallarëve që i paguajnë forcat e errëta? 

Po ky hoxhë primitiv, gjysmë analfabet dhe i djallëzuar del me marrëzinë tjetër. I bënë ftesë kryeministres gjermane, Merkel që të kthehet në myslimane! I dhimbset hoxhë  ahmakut që Angela Merkel, nuk mund të shkoj në Parajsë, sepse Parajsa është privilegje vetëm për myslimanë, të gjithë të tjerët do të shkojnë në Ferr . Prandaj me dhembshuri ahmaku i thotë, “banu myslimane, engjëlli im Angela”. Me fjalë të tjera mos  lejo që të te djeg zjarri i xhehenemit.

Hoxha pos që është ahmak, është i djallëzuar. I kanë thënë të sillet kështu: pak budalla e pak sherr budalla. Sikur ta merrni seriozisht të huajt këtë sherr budalla, kjo do të ishte skandal, por e dinë se ai është palaço, i paguar që të thotë marrëzira.

Po  mediet ? 

Lini një Përgjigje

Arrestohet një person pas protestave që e anuluan ndeshjen Manchester United-Liverpool

Mungon vetëm ringritja e lapidarit të E. Hoxhës!