in

Kur gjykoheshin në emër të popullit vëllezërit Mahmutbegolli

 

Shkruan av .Zanfir Kryeziu

Duke hulumtuar në arkivat ushtarake të Serbisë për luftëtarët e Shqipërisë etnike, hasa në një dokument të pa publikuar më parë, që është Vendimi i marrë në emër të popullit të Kosovës ku thuhet:

Gjykata Popullore e Rrethit të Pejës, në përbërje të gjyqtarit Velishe Miqkoviq, gjyqtarëve porot Adem Gjota dhe Vehbi Mulhaxha që të dy nga Peja, me procesmbajtësin Shaip R. Crnovrshanin, praktikant i gjykatës, sipas lëndës konfiskimi i pasurisë së paluajtshme të armiqve të popullit dhe kriminelëve të luftës vëllezërve Xhevat dhe Rifet Mahmutbegolli nga Peja,e duke vepruar konform dispozitave të nenit 6,20,21,23 dhe 28 të Ligjit për konfiskimin e pasurisë dhe përmbarimin e tij,

pas grumbullimit të të dhënave nga Këshilli Popullor i Rrethit të Pejës, procesverbalit të komisionit nr.59/45 për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme si dhe të dhënave të grumbulluara nga Gjykata Ushtarake në Pejë, gjykata në mënyrë unanime ka marrë dhe ka shpallur publikisht këtë:

 

                                                           V E N D I M

ARMIQËVE TË POPULLIT DHE KRIMINELËVE TE LUFTËS VËLLEZËRVE XHEVAT DHE RIFAT MAHMUTBEGOLLI, NGA PEJA I KONFISKOHET E TËRË PASURIA NË FAVOR TË DREJTORATIT TË KËSHILLIT POPULLOR TË PEJËS

Në arsyetimin e vendimit të theksuar thuhet se në bazë të dhënave të grumbulluara nga Këshilli Popullor i Rrethit Pejë nr.1729/45,Këshillit Popullor të Qytetit të Pejës, proCesverbalit të komisionit të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme nr.59/45 si dhe të dhënave të grumbulluara nga gjykata ushtarake e Pejës, gjykata ka konstatue si në vijim:

Vëllezërit Xhevat dhe Rifat Mahmutbegolli nga Peja janë shpallur armiq të popullit dhe kriminel lufte. Xhevat Mahmutbegolli nga gjykata ushtarake në Pejë është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me vdekje me pushkatim, mirëpo i njëjti ka vdekur në burg para ekzekutimit të dënimit me vdekje. I vllai i tij Rifat Mahmutbegolli nga pushteti komunist shqiptar është shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm  si anmik i popullit i cili poashtu ka vdekur në burg në Shqipëri.

Që pasuria e tyre e luajtshme është konfiskuar nga njësia operative N.O.V. dhe P.O.J. në Pejë në ditët e para të çlirimit të Pejës dhe në pasurin e tyre të paluajtshme është vendosur sekuestrimi nga ana e Këshillit Popullor të Qytetit në Pejë si ndaj pasurisë së armiqve të popullit dhe kriminelëve të luftës.

Armiqtë e popullit dhe kriminelët e luftës vëllezërit Xhevat dhe Rifat Mahmutbegolli nuk kanë lënë trashëgimtar nga familja e tyre e ngushtë në teritorin e R.P.F.J ashtu që minimum ligjor konform dispozitës së nenit 6 të Ligjit për konfiskim nuk u është lënë.

Është vendosur në Gjykatën Popullore të Rrethit të Pejës me dt.21.01.1946

Proçesmbajtësi                  Gjyqtarët porot                         Gjykatësi

Shaip Crnovrshanin d.v.    Vehbi Mulhaxha d.v.      Velisha Miqkoviq d.v.

                                              Adem Gjota d.v.

Lini një Përgjigje

SHBA në gjendje të lartë gatishmërie pas kërcënimit të Iranit drejtuar Izraelit

Serbia kamuflon automjetet ushtarake nga Kina si makina ndërtimi