Nexhat Haziri
Pse djalë me qu dorë ndaj një shteti e populli që të priti në mënyrën më të mirë. T’i ofroj të gjitha që t’i të bëhesh qytetar i dinjitetshëm, që me krenari ta mbash etnitetin tënd shqiptar dhe të tregosh se bashkë me vendasit ti ndan vlera të përbashkëta të civilizimit. Ti duhesh të bëheshe futbollist si Enis Bardhi, apo doktor a muzikant, që edhe ne të bëheshim krenar me ty.Pse u bane vrasës i njerëzve të pafajshëm, në emër të kujt. Pse djal u bane “shehid” i përrallave se tani ti do kënaqesh duke i shkerdhy pehrijat (hyrijat) e xhenetit.
PS:
Shumë herë kemi paralajmëruar se të rinjët shqiptarë në perëndim do të jenë target i grupeve të radikalizmi dhe terrorizmit islamik. Hapja e numrit të madh të ashtuquajturave xhamitë shqiptare në çdo qytet ne shtetet ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, numri i madh i të rinjve, fëmijëve si ndjeks të mësimit fetar, dhe në anën tjetër zvoglimi enorm i numrit të fëmijëve që ndjekin shkollimin plotësues në gjuhën shqipe, ishte një sinjal që u injorua nga të gjithë ne, edhe nga organizatat apo shoqatat shqiptare, edhe nga ambasadat e Kosovës dhe Shqipërisë, edhe nga institucionet shteterore të dy shteteve, sidomos ministritë për arsim dhe ato për çështje të mërgatës.
E çka të thuhet për shoqërinë shqiptare në MV, ajo ka kohë që ka rrëshqitur drejtë një shoqërie ku besimi (imani) është parësor, ndërsa të tjerat janë të rendit të dytë si identiteti kombëtar, gjuhësor e kulturor.
Andaj është kohë për reflektim, mbylleni ato xhami të ashtuquajtura shqiptare, e kthejuni shkollës shqipe të mësimit plotësues, ma shumë komunikim në familjet shqiptare në realicionin prindër –fëmijë. Kosova dhe Shqipëria të ndihmojnë dhe të përkrahin më shumë organizime kulturore e arsimore për mërgatën tonë, më shumë libra për fëmijët shqiptar atje, nese duam që mos të kemi “Kujtima” të tjerë.(n.h)

