in

Kujt si pëlqejnë xhamijat le t'ja mësyn Beogradit- nga Naim Terrnava

Self Confession

Policia dhe prokuroria e Kosovës, kot i arrestojnë viktmat e trushpërlamjes.Problemi është ma i thellë, deklaratat janë të hapura në opinion, i gjenë çdo kund!

Naim Terrnava i ka ba tri dame të mëdha shtetërore, kombëtare dhe kulturore.

1. Ka arritur ta shkatërroj islamin tradicional

2. E ka shkatërruar harmoninë fetare

3. Vazhdon të punoj me misionin e tij kryesor,që shteti i pavarur i Kosovës të rikthehet në provincë islamike.

Jeton vetë si sulltan i vogël ndërsa xhemati i tij në pamundësi zhvillimi në atdhe, ja mësyn Europës “qafire” për të jetuar një jetë normale.

Naim Terrnava është lider shpirtëror i kësaj klase të korruptuar politike. Ndryshe prej popave serbë që punojnë për atdhe, Naimi & Co veç për atdhe e për shtet nuk punojnë.

Shteti ynë i brishtë e ka të pamundur lulëzimin në një klimë të tillë.

Se me tradita e primitivizëm të beduinëve të shkretinës, asnjë lule në Kosovë nuk  arrinë të qel.

Ata djem të ri që dyshohen për vrasjen e policit Lika, janë viktima të trushpërlamjes nëpër xhamitë ku ligjërojnë bijtë e dreqit!

Janë viktima,njejtë sikur ata që para një dekade shkuan në Siri për me vra e me pre fmi të pafajshëm atje.

Më e keqja që gjithçka që po ndodhë sot në Kosovë po bahet duke u thirrur në emrin e Zotit. 

Ndjesitë personale, më nuk janë personale, janë kolektive, pshitillen e zihen në gojën e imamëve nëpër xhamitë që neve nuk na pëlqejnë dhe Tërrnava na kërcënon të shkojmë në Beograd!

Pra polici dhe prokurori e dashur trokitni një ditë në këtë stinë të bukur, në derën e pallatit të Tërrnaves. Sa s’na përbiu e keqja e dikur… dikur do të jetë shumë vonë!

Opozita, ku po e drejton veten me bllokadë ?

Jusuf Buxhovi: Rexhep Mitrovica dhe ministri i brendshëm Xhafer Deva morën në mbrojtje shtetërore hebrejtë