Policia e Kosovës nuk po bën lëshime ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat që i kanë vendosur institucionet tona shëndetësore. Kështu, vetëm brenda një dite Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 222 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19.
Gjithashtu janë shqiptuar edhe 968 gjoba për shkelësit e trafikut, të cilët nuk i respektuan rregullat.
Ndërkaq në rrugët e Kosovës brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 21 aksidente me dëme materiale dhe 12 aksidente me të lënduar.
Ndërsa, gjatë 24 orëve janë arrestuar edhe 49 persona, prej tyre 33 janë dërguar në mbajtje.