Kjo ishte dita më e lumtur e jetës time)Sot, para 23 vitesh, më 24 mars 1999, ne, shqiptaro-amerkanët u ndodhëm në Washington DC, në Capitol Hill, ku kishim takime me perfaqesuesit e shteteve tona respektive, me kongresistë e senatorë, me miqtë tanë që n’a u gjendën në ditët më të veshtira.Një grup i madh veprimtarësh shqiptaro-amerikan që vepronin në shtetet: Texas, Wisconsin, Michigan, Illinois, New York, New Jersey, Connecticut, Massachusetts etj. ia kishim mësyer kryeqytetit amerikan e që ishte vetëm një koincidencë fatlume e fillimit të fushatës ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë.
Në organizim të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), këtë ditë e kishim pagëzuar “Congress Day”, dhe ku ka sihariq më të madh se të ndodhesh në Capitol Hill, kur e morëm lajmin më të dëshirueshëm atëbotë, dhe më të mirë të jetës sonë, e degjuam në sallën e Kongresit se “filluan sulmet e para ajrore kundër forcave okupuese ushtarake të Jugosllavisë” me orë të DC-së më 14:00 dhe të Kosovës 20:00.24 marsi,1999-tës ishte një takim gjithëditor që filloi në Kongres dhe përfundoi natën vonë me kremtimin e sulmeve ajrore në sallën e Senatit.
Atë natë kremtonim dhe darken e hanim sëbashku me miqtë tanë, në sallën e Senatit, atë natë s’kishte gjumë, ishte një nate e madhe dhe e shenjtë për shqiptarët, një natë e papërsëritshme.Pas darke, atë natë historike, spikerë nga pala shqiptare ishin: Ilir Zherka, dhe Avni Mustafaj, derisa nga pala amerikane kongresistët: Eliot Engel (D-NY), Peter King (R-NY), Sue Kelly (R-NY), Jim Moran (D-VA), Joe Crowley (D-NY) dhe Sen. Mitch McConnell (R-Kentucky).
Më poshtë, keni privilegjin të ndiqni një film dokumentar të krijuar atë ditë historike nga Rama-Zahn Hajdini, producent dhe veprimtar i shquar. Shikim të këndshëm!


