in

Ku dallojnë dhe sa pajtohen Kurti e Osmani – flasin për njëri-tjetrin

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti dhe kandidatja për presidente nga lista e kësaj partie Vjosa Osmani kanë folur për dallimet e mundshme të tyre ideologjike – meqë njëri është i majtë dhe tjetri është i djathtë.

Kurti ka thënë se dallimet janë të vogla në këtë aspekt në krahasim me problemet e mëdha që ka Kosova dhe me të cilat synojnë të merren, njofton Klan Kosova.

“Ky bashkëpunimi ynë është bashkëpunim ku ne mund të kemi dallime, por s’kemi kundërthënie. Ne jemi në kushtet kur Kosova është shtet i kapur. Aq jetike janë çështjet me të cilat ne merremi saqë dallimet qendër e majtë dhe qendër e djathtë janë të vogla. Dhe këtë s’po e bëjmë së pari këtë gjë, sepse e kishim një koalicion edhe me LDK-në dhe hartuam një program të përbashkët. Kurrë populli s’ka qenë më i guximshëm dhe më optimist. Ata që po frikësohen po përpiqen që ta frikësojnë popullin me neve. Deri më tash mund të themi se është frikësuar populli nga pushtetarët, por ka ndodhur diçka në Kosovë. Qytetari i Republikës e ka tejkaluar aktivistin e Vetëvendosjes”, tha ai në RTV Dukagjin.

“Ish-pushtetarët po i frikësohen popullit. Dhe çka duan të bëjnë ata? Po duan që hegjemoninë e frikës së tyre në mënyrë që t’i thonë popullit se “prisni se çka do bëjnë ata”. Në anën tjetër dëshirojnë të transmetojnë skepticizëm meqenëse populli është optimist duke thënë se “edhe Albini me Vjosën nuk janë në një linjë”. Epo tash njeriu nganjëherë edhe me vetveten s’është identik”.

Kurti foli edhe për mospajtimet me Osmanin në të kaluarën duke thënë se është normale të ndodhë një gjë e tillë.

“E vlerësoj Osmanin për konsistencën e saj. Edhe kur ndonjëherë rrallë s’jemi pajtuar ne kemi bashkëpunuar, sepse s’kemi pasë dilema se qëndrimet që ne i prezantojmë janë ato që i mendojmë dhe që mendojmë t’i bëjmë. Në ecje e sipër kanë ndodhur shumë gjëra në Kosovë dhe normalisht që njeriu s’mendon në mënyrë identike si para gjashtë muaj apo para një viti. Por, në kuptimin parimor, vleror dhe të qëllimeve s’kemi asnjë dilemë”.

Ndërkaq, për akuzimet se tradhtoi elektoratin e saj në zgjedhjet e kaluara, Osmani tha se assesi s’mund të quhet tradhti mbajtja e premtimeve.

“I kam qëndruar në përpikëri secilit premtim të qytetarëve të Kosovës, sepse ata janë të vetmit që më kanë ngritur dhe atyre ju falënderohem për ku jam sot dhe ku do të jem nesër. Besimin që e kam marr e kam konsideruar të shenjtë dhe e kam trajtuar si të tillë edhe pasi janë mbyllur kutitë. Prandaj, ta mbrosh besën e dhënë para votuesve kurrë s’është tradhti”.

“Ne kemi premtuar reciprocitet me Serbinë para qytetarëve dhe unë e kam mbajtur fjalën”.

Lini një Përgjigje

Haradinaj kërkon të votohen ata që garantojnë lirinë e Kosovës

Lobimi digjital, qasje e re “diplomatike” për njohjen e shtetësisë së Kosovës nëpër botë