Llapushnik, 28 nëntor 2024
Pas meshës së shenjt, sot u pagëzuan 28 shqiptarë në Kishën Katolike “ Shën Abrahami” në Llapushnik të Drenicës, 20 kilometra në juglindje të Prishtinës.
Me përjashtim të dy fëmijëve, të pagëzuarit e tjerë ishin të moshës së mesme apo të shtyrë në moshë. Deri atëherë ata kishin qenë të besimit myslimanë. Kështu nga Muhamed u bënë Mark, Ismeti, Isai etj.
Kisha “Shen Abrahami”, që nisi ndërtimin dhjetë vjet pas bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe e ushtrisë serbe, është kisha më e re në rajonin ku dikur pati luftime të rrepta të shqiptarëve kundër policisë e ushtrisë serbe. Në këtë rajon që po kristianzohete më të madhe, Beogradi bëri masakra të mëdha, duke zhdukur familje të tëra.
Sipas të dhënave të fundit në kishën “Shën Abrahami” janë pagëzuar mbi 3500 shqiptarë të besimit myslimanë.
Vjetëve të fundit ka nis një trend i kthimit në rrënjë, sikurse e quajnë shqiptarë kthimin në fenë katolike, sepse besojnë se ishin katolikë, por perandoria turke i ktheu me dhunë në fenë islame.
Një lëvizje panshqiptare “Lëvizja e Deçanit” para një viti ka bërë ftesë publike që shqiptarët ta braktisin fenë islame dhe t’u kthehen rrënjëve të krishtera.
Jehona e kësaj ftese i shqetësoi qarqet e islamit radikal, të financuara nga Kuvajti, nga Turqia dhe shoqatat islamike me burime financiare të dyshimta.
Janë edhe dhjetëra kisha të tjera katolike e protestante që bëjnë pagëzime të shqiptarëve myslimanë.
Dita e sotme ishte një ngjarje kombëtare, meqë 112 vjet më parë shqiptarët e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar, ndërsa kjo ngjarje shënohet edhe në Kosovë, meqë shumica dërmuese e popullatës janë shqiptarë.