in

Kryetari i Vushtrrisë për Bunjakun: Ra heroikisht për Kosovën

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka thënë se rreshteri i policisë Afrim Bunjaku, i cili u vra dje nga grupet terroriste serbe, ra heroikisht për Kosovën.

Si bashkëvendas i tij, ai tha se Bunjaku mbrojti sovranitetin e atdheut.

“Samadrexha e Vushtrrisë, e Osman e Smajl Bunjakut, e Lumni Surdullit e tani edhe e Afrim Bunjakut, priti në ceremoninë mortore zyrtarët më të lartë shtetëror, shqiptarë nga të gjitha  trojet dhe diaspora, përfaqësues të institucioneve, si dhe ambasadorë të vendeve mike nga bota e zhvilluar demokratike, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Heroit të Kosovës, rreshter Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetet të Kosovës”, ka shkruar Idrizi në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Sot mbahet seancë për dy të arrestuarit pjesë e grupit terrorist

Kisha Shqiptare “Shën Kozmai” mallkon kishen serbe