in

Kryetari i Skënderajt promovon shtetet islamike

Shkruan Dibran Gashi

Kryetari i Skenderajit  me apo pa vetdije ndihmon në fuqizimin e islamit politik, të cilin e sjellin dhe promovojnë Turqia dhe shtetet islamike arabe që përmes do ndihmave mashtruese me anë të shoqatave e individeve nga ato vende vijnë këtu për realizimin e planeve ogurzeza që shteti i Kosovës të shëmbëllej në një shtet islamik, ashtu edhe siç po na quajne shtetet perendimore, sepse edhe vet me mburrje po promovojmë idenë se mbi 95% jemi musliman.Ata sjellin ca ndihma kinse humanitare dhe në këmbim të tyre ndërtojnë objekte fetare e qendra islamike që forcojnë islamin politik në zemër të Evropës.

Kushdo që viziton Kosovën, ai këtu sheh një vend islamik, e cila u bë i tillë mu nga këto gabime.Edhe po të jenë fiks ndihma humanitare, që në fakt nuk janë, ato kështu joshin masen për të pranuar dhe fuqizuar islamin politik, i cili bën dëme kolosale për rrugëtimin tonë drejtë integrimeve euroatlantike.Aspekti tjetër, se çka bëjnë këta kryetarë duke simuluar parazitmin në vend se të joshin investime në ndërtim fabrikash ku t’i punësojnë nevojtaret.Gadi se jemi kthyer në shtet parazitesh, sepse pushtetaret tonë suksesin më të madh e kanë në joshjen për kultivimin e ndihmave humanitare, të cilat i shfrytzojnë shkëlqyeshem armiqët tonë në funksion të agjendave syresh për shkatrrimin e shtetit tonë filiz.

Ndoshta, kryetari i nderuar nuk e kupton këtë hile të madhe me pasoja kombëtare!Por, pretendimi i tij për ta arësyetuar këto ndihma nën sintagmen se nuk pranon ndihma veç nga Rusia e Sërbia është kaq naiv. Harron se Turqia ishte dhe mbetet kërcnuesi dhe keqbërësi më i madh i kombit tonë dhe bashkëpunuesi dhe përkrahësi i Sërbisë dhe Rusisë, të cilat gjithashtu ndihmojnë dhe propagandojnë shumë për fundamentalizmin islamik për t’u kultivuar e fuqizuar këtu në shqiptaret e Kosovës. Pastaj i drejtohen botës; ja kush janë shqiptaret që ndihmuat të çlirohen nga ne.Sërbia e Rusia t’i sjellin ndihmat financuese pikërisht përmes këtyre mjekrroshave që Kosovës t’ia bëjnë varrin, nuk na vijnë direkt nga ata, sepse ata e dijnë kaq punë.Kështu mendjelehtësia jonë na i mbyll dyertë e rrugëtimit kah civilizimi euroatlantik me rrezik të na zhbën edhe kombëtarisht.

Lini një Përgjigje

Thirrjet e shqiptarëve që po shuhen: Ku janë ikonat e shqiptarizmës Ernest Koliqi e Mustafa Kruja?

Çfarë kishim para se të na pushtoj Perandoria Osmane?!