Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet nesër për të zhvilluar mbledhjen e radhës.
Duke filluar nga ora 11:00, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në sallën C-301.
Në këtë mbledhje do të bëhen edhe përgatitjet për seancën e re plenare.
Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Përgatitjet për Seancë të re plenare:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.
Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave