Rusia ka vijuar me agresionin kundrejt Ukrainës gjatë natës. Shumë qytete, duke përfshirë kryeqytetin, Kievin, u goditën gjatë ndërhyrjes ushtarake dhe qindra civilë dhe personel ushtarak u vranë. Këtë mëngjes, këshilltarë të ministrisë së Mbrojtjes vendase thonë se Ukraina pret që Rusia të sulmojë Kievin me forca të blinduara, duke theksuar se e premtja do të jetë dita më e vështirë e luftës.
Këshilltari Anton Herastshenko deklaron se ushtria ukrainase është gati, duke qënë të pajisur me raketa antitank, të cilat i janë ofruar vendit nga aleatët e huaj. Zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar vlerësoi se forcat e ushtrisë ukrainase që mbrojnë Kievin në katër fronte po përballen me një forcë numerikisht superiore.