in

Kryeministri Kurti bëri homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ditën e parë të punës në krye të Qeverisë, bëri homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Para medieve, kryeministri Kurti, tha se bashkë me u.d. të Presidentit dhe kryetarin e Kuvendit, z. Glauk Konjufca dhe kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin, janë në Prekazin heroik e historik për të vendosur kurora me lule të freskëta te varri i Ademit dhe Hamzës. Ata bënë homazhe te 59 të rënët në Epopenë e UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, të këtyre tre brezave që u flijuan për çlirim e për liri, për pavarësi e për bashkim.

“Çdo herë kur marrim detyra të rëndësishme shtetërore, çdo pozitë e lartë institucionale, duhet të themelohet mbi kthimin dhe rikthimin tek Jasharajt dhe tek Prekazi, te ky kryeqytet i kryengritjes tonë kombëtare. Lavdi gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit, falë të cilëve ne jemi sot edhe të gjallë edhe gëzojmë lirinë që kemi”, tha kryeministri Kurti.

Lini një Përgjigje

10 të vdekur dhe 705 raste me COVID-19

Qeveria e re zhvillon mbledhjen e parë ceremoniale