József Szájer, themelues i partisë Fidesz dhe eurodeputet, u arrestua duke mbajtur një ekstazi ndërsa po përpiqej të shpëtonte nga orgjia në Bruksel. Viktor Orban, që njihet për politikat e tij kundër LGBT-së, u distancua nga Szajer. Ka dyshime që shërbimet e intelegjencës evropiane e kanë orkestruar këtë skandal.
Viktor Orban është distancuar nga eurodeputeti i cili u përpoq të shpëtonte përmes një dritare pasi policia në Bruksel bastisi një orgji ku po mirrnin pjesë 25 burra, e që ishte duke shkelur rregullat e ndalim-qarkullimit të vëna për shkak të koronavirusit.
József Szájer, një anëtar themelues i partisë Fidesz në pushtet të Z. Orban dhe një kundërshtar i të drejtave të barabarta për burrat homoseksual, dha dorëheqjen pasi u ekspozua pjesëmarrja e tij në partinë e seksit.
Kryeministri i Hungarisë tha se dorëheqja e József Szájer ishte “vendimi i vetëm i duhur” të mërkurën, pasi veprimet e tij nuk kishin “vend në vlerat e familjes tonë politike”.
“Ne nuk do ta harrojmë dhe as nuk do ta hedhim poshtë punën e tij tridhjetë vjeçare, por vepra e tij është e papranueshme dhe e që s’mund të mbrohet,” tha ai
Eurodeputeti i zhveshur shpëtoi përmes një dritareje të katit të parë, por u dëmtua duke u zbritur nga një gyp para se të kapej të premten. Policia gjeti drogën ekstazi në çantën e shpinës së tij, për të cilën z.Szájer mohon se është e tija.
Z. Szájer, një avokat, shihet si njëri nga arkitektët kryesor i lëvizjes ultra-konservatore të z.Orban. Ai hartoi një ndryshim në kushtetutën e Hungarisë që parandalon martesat homoseksuale.
“Sigurisht që është hipokrizi nga ana e tij, por ai nuk është i vetmi i tillë,” tha mikpritësi i orgjisë, David Manzheley, 29 vjeç.
Shumica e mysafirëve të tij, të cilët ishin të zhveshur dhe të maskuar, nuk kishin frikë nga kapja e koronavirusit sepse e kishin pasur në valën e parë, tha ai për gazetën Het Nieuësblad.
Ai shtoi: “Bëhet fjalë për seks falas. Të gjithë ata që vijnë këtu vijnë për të bërë seks. Seks pa prezervativ. Dhe vetëm me burra. Nuk ka gra. Rregulli i vetëm është që pjesëmarrësit të mos kenë HIV dhe – kohët e fundit – as koronavirusin. ”
Z.Szájer pretendoi imunitet diplomatik para se të jepte dorëheqjen të dielën si një eurodeputet, duke fajësuar politikën. Të martën ai pranoi se ishte i pranishëm në atë që burimet policore e përshkruain si “gang bang”.
Hungaria dhe Polonia kanë bllokuar buxhetin e BE-së të 1.6 trilionë eurosh dhe paketën e rimëkëmbjes ekonomike koronavirus, e cila ka klauzola që lidhin fondet me respektimin e shtetit të së drejtës. Ata do të vihen nën presion për të hequr veton në samitin e BE të 10 dhjetorit.
Skandali ishte “një komplot i poshtër nga Bashkimi Evropian për të diskredituar Hungarinë gjatë betejës së saj të hidhur për buxhet me Brukselin”, pretenduan të mërkurën gazetat pro-qeveritare hungareze.
Magyar Nemzet citoi Gabor Vona, një ish-udhëheqës i partisë së djathtë ekstreme Jobbik, i cili pretendoi se shërbimet sekrete të vendeve të BE-së mund të kishin orkestruar skandalin.
“Ky ndoshta nuk është ahengu i tillë i parë, prandaj pse ka dalë kjo në dritë pikërisht tani?” pyeti ai.