Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar Antony Blinken me rastin e emërimit në pozitën e Sekretarit amerikan të Shtetit. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, kryeministri ka shkruar se Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me Sekretarin Blinken.
“Urimet më të përzemërta në konfirmimin tuaj si Sekretar i Shtetit, Antony Blinken. Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me ju për të forcuar aleancat mes dy shteteve”, ka shkruar kryeministri Hoti.


