Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përshëndetur formalizimin e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit, që do të bëhet të hënën me 1 shkurt, duke filluar edhe një kapitull të ri dhe duke përjetësuar marrëdhënieve bilaterale dhe miqësinë midis qytetarëve të të dyja vendeve. “Republika e Kosovës prej të hënës formalizon marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Izraelit, duke hapur kështu një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale dhe duke përjetësuar miqësinë midis qytetarëve të të dyja vendeve.
Njohja nga Izraeli ndodhi me 4 shtator 2020, në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, pas zotimeve të firmosura në marrëveshjen e Washingtonit.
Ky është edhe një sukses i Qeverisë, fal angazhimit parimor dhe vendosmërisë për krijimin e lidhjeve të veçanta dhe partneritetit strategjik me SHBA-të.
Shtëpia nuk mbahet pa miq!”, ka shkruar Hoti.