in

Kritiku Gëzim Basha ironizon me çmimet; “Shkrimtari më i mirë” dhe “Libri fitues”

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha shkruan se “Shoqata e Botuesve Shqiptarë” guxon të japë një çmim të quajtur “Shkrimtari Më i Mirë i Vitit” flet për një kulturë të sunduar nga mentaliteti i këndeve socialiste të emulacionit.

Profesori sqaron se asnjë çmim letrar në botë nuk jepet me cilësorin, “më i miri shkrimtar,” ngaqë, për shkaqe etike, autorët seriozë do ta refuzonin ta pranonin  një çmimin të tille.

Komenti i plotë i Gëzim Bashës:

“Shkrimtari më i mirë” / “Libri fitues”

Fakti qe Shoqata e Botuese Shqiptare guxon të japë një çmim te quajtur “Shkrimtari Më i Mirë i Vitit” flet për nje kulturë të sunduar nga mentaliteti i këndeve socialiste të emulacionit.

Asnjë çmim letrar në botë nuk jepet me cilesorin, “më i miri shkrimtar,” ngaqë, për shkaqe etike, autorët seriozë do ta refuzonin ta pranonin nje çmimin të tille.

Nga e dinë botuesit shqiptare dhe juria e tyre se cili eshte shkrimtari me i mire i vitit 2022?! Si e motivojne kete lloj vleresimi? Çfare aspekti i vepres se autorit fitues i ka mahnitur kaq shume? I ka lexuar juria e tyre të gjithë librat e botuar? Sigurisht qe jo ngaqe mjaft libra u botuan pak perpara çeljes se Panairit.

Eshte normale të jepet një Çmim i Karrierës, është normale të jepet Çmimi i Madh i Panairit, por kurrsesi një çmim me motivimin, ”Shkrimtari më i Mirë,” sepse çmimi me kete lloj motivim tingellon si nje ferman qesharak; së pari ul fituesin, së dyti diskrediton jurinë.

Libri Fitues (sipas zhanrit) eshte motivimi qe shmang çdo problem etik.

Kam pritur gjate te dilte një shkrimtar Shqiptar që do ta refuzonte kete Çmim, vetem per shkak të cilesorit, “më i mirë!”

Akoma pres.

Ku i dihet…

Lini një Përgjigje

Bullgaria akuzon pesë persona për sulmin në Stamboll

Nëse godasim turqit, nuk po godasim Islamin