in

Kristoffer Leandoer:Kadare do te duhej ta merrte Cmimin Nobel ne vitet '90,

Etleva Durmishi

Me keq akoma, Cmimin Nobel me pare e merrte Ivo Andric apo Peter Handke (qe tallej vete me Nobelin e me jetet e njerezve) sesa autoret e tjere te medhenj qe kane jetuar apo jetojne akoma dhe qe kane krijuar letersi te jashtezakonshme me ndikim nder gjenerata.

Keto dite u rikthye serish ne vemendjen publike fakti qe rreth 45 mije letra anonime jane derguar ne Akademine Suedeze qe Ismail Kadare te mos marre cmimin Nobel. S’do mend qe ky eshte nje turp i madh per ne si shoqeri.Sidoqofte, une mendoj qe vetem ky fakt, sado i tmerrshem, nuk perben arsyen kryesore te refuzimit te dhenies se Cmimit Nobel per Kadarene. Akademia Suedeze e Nobelit, pothuajse qe nga fillimet e saj, ka krijuar hapesire per kritike mjaft serioze ndaj menyres se perzgjedhjes se autoreve. 

Kur behet fjale vecanerisht per letersine, ne rikujtojme qe Komisioni ka refuzuar te fuse ne listen e laureateve te tyre pjesen me te madhe te autoreve qe kane krijuar letersi te fuqishme. Pra, ne mesin e laureateve mungojne: Kafka, Prusti, Ibsen, Cehov, James Joyce, Tolstoy, Strindberg, Mark Twain, Rilke, apo te tjere si Cesare Pavese, Jacques Prevert. Ne kujtojme rastet kur Cmimin Nobel e merrte Selma Lagerlof e jo August Strindberg, apo Halldor Laxness, e qe nuk krahasohen per nga vlera dhe ndikimi i jashtezakonshem qe kane pasur autoret e tjere te lartpermendur. 

Me keq akoma, Cmimin Nobel me pare e merrte Ivo Andric apo Peter Handke (qe tallej vete me Nobelin e me jetet e njerezve) sesa autoret e tjere te medhenj qe kane jetuar apo jetojne akoma dhe qe kane krijuar letersi te jashtezakonshme me ndikim nder gjenerata. Nje ish-anetar i Komisionit te Akademise Suedeze te Nobelit, Kristoffer Leandoer, thoshte me te drejte qe Kadare do te duhej ta merrte Cmimin Nobel ne vitet ’90, kurse para tij, ky Cmim do te duhej t’i shkonte Lasgush Poradecit. Figurat e medha, si Kadare ne kete rast, mund te ngjallin diskutime te shumta sepse kjo eshte gjithmone natyra e personaliteteve te kalibrit te larte, por eshte vertet turp i madh dhe nje fakt i dhimbshem qe te marresh guximin ta mohosh rendesine e krijimtarise se tij dhe nderin qe na ka bere ne bote.

Lini një Përgjigje

Çmimin e Filmit Evropian 2023 e fiton “Anatomia e një rënieje”… mbi historinë e shkrimtares në kërkim të pafajësisë

45 MIJË LETRA KUNDËR KADARESË I JANË DREJTUAR AKADEMISË SË NOBELIT