Retin Reka
(Shkrimi i IX – të i ciklit)Besimet, apo besimi, nuk kanë qënë, nuk janë, dhe nuk mund të jetë një zgjidhje në tavolinë e një klani apo klase politike, një prijësi, princi, mbreti, perandori me çfardo statusi politik që ai të ketë pasur.Politeizimi e ka shoqëruar racën njerzore që nga koha e shpellave të Paleolitikut të vonshëm, Mesolitiku, Neolitiku, dhe deri tek fillimet e historisë së Monoteizmit në kohën e Bronzit, që vazhdon deri në ditët tona.ETNOGJENEZA, GJUHA, DHE BESIMI kanë qënë, dhe vazhdojnë të jenë tre fenomenet më të spikatura, dhe njëkohësisht më komplekse, që kanë plazmuar shoqërinë njerzore në mijëvjeçare, duke i dhënë identitetin përkatës në kohë – hapsirë pre, dhe protohistorike, të gjitha etnive, popujve, kombeve, racave, dhe qytetërimeve të ndryshme.
Pikërisht prej këtyre fenomeneve jashtëzakonisht të thella, dhe komplekse etnogjenetike, socialpolitike, gjuhësore, besimtare, gjeografike, klimatike, racore, kulturale etj, ne sot e quajmë veten si pasardhës të qytetërimit Pellazgo – Iliro – Arbërorë.Ne sot do të flasim vetëm për besimin monoteist ILIR, filluar në antikitetin e vonshëm, dhe vazhduar deri në mesjetën e plotë, përgjithësisht në kapërcyellin e mijëvjeçarit të parë me të dytin pas Kr!Kemi theksuar disa herë në shkrimet e mëparshme që monoteizmi i fillimit të mijëvjeçarit të parë pas K, që filloj të përhapej në të gjithë shtrirjen gjeo – juridike të perandorisë Romake, dhe më tej Arabi, Mesopotami nuk ishte një dëshirë e një perandori të radhës, apo një plan i llogaritur politik, ishte një fenomen shoqëror shumëplanëdh jashtëzakonisht i ndërlikuar, saqë asnjë nga perandorët e tre shekujve të parë nuk arriti ta frenonte dot, edhe pse u përdorën kundër të gjitha mjetet politike, juridike, ushtarake, ekonomike, dhe psikologjike për ta ndaluar.
As lumenjtë e gjakut të mbi 100 000 martirëve të këtijë besimi, jo vetëm që nuk e frenoj fenomenin, por për çdo të vrarë si besimtar i Krishterë, dhjetfishoheshin të konvertuarit e rinj.Pikërisht kjo rritje e pakontrolluar e të konvertuarve kushtëzon në fillimshekullin e IV – tërt Kostandinin e madh ta vendoste në të njëjtin nivel juridik me të gjitha besimet e tjera, dhe për tu shëndrruar rreth fundit të po këtijë shekulli në besimin e vetëm juridik të perandorisë .Kështu politeizmi i disa dhjetra mijëra vjeçarëve, mbyll përfundimisht ciklin e tijë pre e protohistorik, për ti lënë vëndin Krishtërimit monoteist i ligjëruar tashmë në vitin 313 pas K nga perandori ILIR KOSTANDINI I MADH.Krishtërimi në ILIRI e fillon historinë e tijë me apostujt, dhe dishepujt që e përhapën, dhe këtë gjë e dëshmon në shkrimet Testamentare vetë shën Pali si autori i kësaj përhapje.Ishte krejt e natyrshme që pas ligjërimit, Krishtërimi të fillonte rrugëtimin e tijë normal edhe në ILIRI, duke u kthyer dalëngadalë në një proçes të gjatë në një vënd me kisha, dhe manastire të dimensioneve të ndryshme, në përputhje me urbanizimin social.
Në qytete kryesore ngriheshin katedrale: siq ishin Durrësi, Shkodra, Nishi, Ulpiana, Remesiana (Bella palanka), Vlora, Berati, Labova e kryqit, Sirmium, Justinjana e parë, Ohri (Lynkenstin, Okrida, Akrida), Selaniku, Apolonia, Dodona etj, ndërsa në zona me fshatra të shpërndara larg qëndrave të mëdha urbane ngriheshin kisha modeste (në pikëpamjen arkitekturale, merrej gjithnjë parasysh numri i besimtarëve që mund të frekuentonin një kishë të caktuar).Do të analizojmë sëbashku dy fenomene historike me një rëndësi të veqantë për ILIRINË e kohës, dhe sidomos për Arbërinë e mëvonshme deri në ditët tona.Tashmë e kemi theksuar në shkrimet e mëparshme se perandori JUSTINJANI I – rë e ktheu prefekturën e ILIRISË që përfshinte pjesën më të madhe të gadishullit nga Peloponezi në Danub , jo vetëm një qendër administrative dominuese siq kishte qënë edhe para tijë, por në një qendër veskovile të Krishterë , ose me një terminologji tjetër, në një vikariat me juridiksion të plotë deri edhe në ishullin e largët të Kretës, që mvarej direkt nga institucioni papal i Romës.Vetëm dy vite pas inaugurimit të kompleksit arkitektonik të JUSTINJANA E PARË (Kariçin Grad), që ishte,projektuar, dhe realizuar në afërsi të vendlindjes së tijë (Taurezio), dhe inauguruar me rastin e 50 vjetorit të ditëlindjes së perandorit në vitin 532 pas K transferohet edhe qëndra veskovile e ILIRISË nga Selaniku i kohës në JUSTINJANA e parë.Arçidioçeza e Ohrit, quajtur ndryshe edhe Lyknidus e themeluar rreth vitit 340 pas K nën juridiksionin e Patriarkanës Romake të gjuhës, dhe liturgjisë Latine katolike, qëndroj si e tillë deri rreth viteve 530 pas Kr e konfirmuar si e tillë, nga prezenca e veskovëve të saj: Zosimo (përmëndur nga dokumentat kishtare në vitin 344. Antoni: 449 – 458. Lorenci: 493 – 516. Teodori: 519 – …………!
Arçidioçeza e Ohrit ishte e varur nga ajo e Durrësit, që ishte edhe qendra veskovile e kishës katolike të ILRISË së shek IV – tërt, dhe V -të.Në vitin 526 qyteti i Ohrit shkatërrohet nga një tërmet i fuqishëm, duke mbetur përrreth tre shekuj një zonë gjysëm e shkretuar.Me vendosjen e Bullgarëve në gadishull, dhe konvertimin e tyre në Krishterim rreth fundshekullit të IX – të nga shën Klementi, në vitin 870 kisha e tyre fiton autonominë në Këshillin e Kostandinopolit IV, dhe në vitin 927 formohet Patriarkana e kishës Bullgare, ndërsa në vitin 919 ishte deklaruar tashmë autoqefale, dhe njëkohësisht më e vjetra kishë nacionale ortodokse e historisë.Në vitin 990 Patriarkana Bullgare transferohet nga Preslav në Ohër, dhe ndërton kishën qëndrore të saj e quajtur shën Klementi, mbi rrënojat e kishës ILIRE katolikeKëtu fillon nata e zezë e ILIRËVE të mesjetës së plotë, kishës së tyre katolike, kulturës, gjuhës, identitetit etj, dhe sidomos e Arbërisë së mëvonshme, në të gjithë egzistencën tonë deri në ditët tona.Në vitin 1001 perandori Bazili II fillon një fushatë të egër ushtarake kundër mbretërisë Bullgare që kishin pushtuar gjithë Greqinë e kohës deri në Peloponez.Bazili II arrin të ripushtojë Maqedoninë, Thesalinë, dhe drejtohet në Veri deri në brigjet e Danubit ku pushton një fortesë ushtarake Bullgare në Vidin.Kthehet përsëri drejt Jugut, ku afër lumit Vardar zhvillon në vitin 1004, një betejë kundër Bullgarëve, duke u shkaktuar humbje.Me këto beteja e kishte përgjysmuar territorin e pushtuar Bullgar, dhe vetëm me 14 Tetor të vitit 1014, në betejën e Klejdonit në luginën e lumit Strimone,
Bazili II do të mbetet në histori si masakruesi i Bullgarëve.Pasi vret në betejë rreth 6000 ushtarë Bullgarë, 14000 prej tyre i zë rob.Pasi i çorron të gjithë robërit nga të dy sytë, një në 100 prej tyre i çorrontr vetëm njërin sy,ndërsa tjetrin ja linte në mënyrë që ushtari me një sy, tu printe 100 të tjerëve për ti dërguar tek mbreti i tyre.Pasi cari i tyre Samuel i pa të 14 000 ushtarët e tijë të ktheheshin tek ai pa sy, vdiq nga mërzia dy ditë më vonë..Le të kthehemi pak mbrapsht në kohë, për të kuptuar sadopak ecurinë e ngjarjeve të konvertimit të Bullgarëve në Krishterim, dhe lojën e dy patriarkanave, ajo e Romës, dhe Kostandinopojës, për të influencuar secili për llogari të katoliçizmit, dhe ortodoksisë tek ata.Në vitin 864 cari Borisi I i Bullgarëve, konvertohet personalisht në Krishterim. Ky veprim i mbretit të tyre zemëron jashtë mase aristokracinë Bullgare, që tenton ta vrasë, ndërsa ky për tu justifikuar në një farë mënyrë para tyre, tregon se ishte kthyer në të Krishterë nën presionin e klerit Bizantin.Në këtë mënyrë i drejton në vitin 866 mbretit të Frankëve: Ludovik II Gjerman, me kërkesën që ti dërgonte misionarë, për të konvertuar Bullgarët në të Krishterë, dhe të njëjtën gjë bën me papën e Romës:Nikolla I – rë. për të kërkuar tek ai autonomi kishtare, me statusin e patriarkut.Papa Nikolla i I’ rë, në vitin 863, kishte shkarkuar patriarkun e Kostandinopojës: Focio më një shkresë papale,sepse ky i fundit, i kishte mohuar papës të drejtën juridike kishtare mbi prefekturën e ILIRISË, që nga sinodi i Kostandinopolit në vitin 861.Në këto rrethana të krijuara, Papa i dërgon carit Bullgar sipas kërkesës së tijë dy veskovë.Meqë patriarku i K, lajmërohet për faktin e dy veskovëve katolikë në oborrin e mbretit Bullgar, mbledh me shpejtësi një sinod në kryeqytet dhe dënon carin për herezi, shkarkon papën, dënon doktrinën Filioque, kërkon të kompromentojë mbretin Frances të kohës : Ludoviku i II ‘ të, që të shkarkojë papa Nikollën e I – rë.Në fakt ndodh e kundërta, perandori Bazili I – rë shkarkon Focion, ndërsa papa vdes në vitin 867, duke i lënë vëndin papës Adriani i II – të.Papa i sapozgjedhur dërgon në K dy përfaqësues të tijë: Marino, dhe Luani, ku takojnë patriarkun e ri Injaci, që me urdhër të perandorit mbledh një këshill veskovësh (869 – 870).
Në këtë këshill merrte pjesë edhe një i dërguar i carit Bullgar, me kërkesën për të plotësuar patriarku i K, atë që nuk e kishte kryer Roma.Delegatët e papës kërkonin me ngulm nga këshilli, të drejtën e plotë juridike – kanonike mbi të gjithë prefekturën e ILIRIKUT, ndërsa Bizantinët kërkonin nga ana e tyre të drejtën që sipas tyre kishin për ILIRINË, si pjesë e rëndësishme e perandorisë Bizantine.Në këtë këshill u vendos autonomia e kishës Bullgare, poshtë kontrollit të patriarkanës së K, dhe pikërisht Injaci dërgoj përfaqësuesit e tijë, për të emëruar veskovin e ri Bullgar me emrin Zef (Xhuzepe 870 – 877)..Në vitin 872 vdiq papa Adriani, dhe në vënd të tijë emërohet papa Gjoni (Gjiovani VIII – të.Perandori Bazili I – rë i dërgon papës së sapozgjedhur një delegacion, duke i kërkuar të pajtoheshin të dy kishat kryesore të Krishtërimit në një këshil. që mund të organizohej.Papa nga ana e tijë dërgon në K dy delegatë, që me mbërritjen e tyre gjejnë patriarkun që kishte vdekur, dhe në vëndin e tijë Focion.Kur papa merr vesh riemërimin e Focios si patriark, vendos dy kushte që të njohë atë si të tillë1 – Focio duhej të kërkonte të falur, për arsyen se kishte shkarkuar zyrtarisht, dhe publikisht papën Nikolla I – rë.2 – Focio duhej të lejonte Bullgarët që të qëndronin nën kontrollin e papës.Në vitin 879 – 880 të këshillit të Kostandinopojës, shumica absolute e 400 veskovëve që merrnin pjesë, nuk i marrin në konsideratë 2 kërkesat e papës, dhe e përshëndesin Focion si sommo pastore (Veskov i të gjithëve).
Papa diplomatikisht nuk i ritheksoj kërkesat e tijë, por, shumë prej kishave ortodokse të kohës nuk e pëfillën këtë këshill.Edhe pse papati Romak u përpoq të mbante kishën Bullgare nën statusin e Romës, nuk arriti dot, sepse situatat politike ndryshonin me shpejtësi, dhe kontradiktat mes mbretërisë dhe perandorisë keqësoheshin çdo ditë e më shumë, derisa ndodhi ajo që kemi theksuar më lart; shkatërrimin e mbretërisë, dhe statusi i varësisë ndaj Kostandinopolit, duke humbur njëkohësisht edhe pavarsinë që kishte, atë të autoqefale, katandisur tashmë në arçidioçezë të zakonshme që mvarej krejtësisht nga patriarkana e K.Ndërsa Roma kishte arritur të ruante statusin juridik – kanonik mbi kishën ILIRE në pjesët dërmuese të hapësirave të saj, që ishte edhe një barrierë mbrojtëse kundër barbarisë të popujve ardhacakë.