Postim i Behar Pepshit
Nuk është sekret që ai u pagëzua pak para vdekjes (2006).
Prishtinë, 29 tetor 2015
Në Kosovë shumë “kriptokatolikë”, paraardhësit e të cilëve ishin të krishterë, duan të “rikthehen” në kishë. Kështu bën të ditur shefja e departamentit të Evropës Lindore të organizatës së ndihmës “Kisha në nevojë”, Magda Kaczmarek.
Fenomeni i “kripto-katolikëve” – njerëz që nuk kanë rrënjë në islam, por në krishterim, edhe pse zyrtarisht konsiderohen myslimanë, po bëhet gjithnjë e më i dukshëm në Kosovë, ka raportuar Magda Kaczmarek pas një vizite në Kosovë. Që nga shekulli i 16-të, autoritetet osmane u “sugjeruan” banorëve të këtij rajoni që të konvertoheshin në Islam. Shumica e adoptuan fenë e re nga frika e diskriminimit, por mbetën të krishterë në zemër. Paraardhësit e tyre ishin konvertuar në Islam nën presionin e autoriteteve gjatë periudhës osmane
– Ibrahim Rugova ishte gjithashtu një kripto-katolik. Nuk është sekret që ai u pagëzua pak para vdekjes së tij në 2006. Ai i dha peshkopit Doda Gjergji një tokë në qendër të Prishtinës për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza.
https://www.kath.net/print/52583