Shkruan: Mevi Rafuna
Sot e pashë një konferencë të përbashkët të krerëve fetarë në Kosovë, që paskan dalë me një deklaratë të përbashkët, ku dënojnë dhe nuk pranjojnë martesat e së njejtës gjini. Ashtu si e kuptova reagimin e tyre dmth nga këta persona që zhgjidhin të jetojnë të lirë dhe të bëjnë atë që ndjejnë po na vika e keqja, kataklizma.
Çudi si nuk e pashë apo lexova asni reagim nga ana e tyre për incestin, pedofilinë, krimet, ekstremizimin religjioz, por heshturazi sikur aprovojnë të gjitha këto fenomene. Psh. Terrnava nuk reagoi kurrë që xhamitë na janë mbushur me vehabistë, ku bëjnë thirrje të bëhen martesa brenda gjakut, inceste dhe legjitimojnë dhunimet seksuale. Apo priftin të fliste ndonjëherë për pedofilinë apo edhe për martesat brenda gjakut në emrin e fesë. Por ja, këta ndërmjetsuesit e zotit kështu i shohin gjërat dhe në esencë mohojnë llojllojshmërinë e natyrës dhe të universit.
Më vjen keq dhe nuk dua t’i përkas një shoqërie religjioze e cila jo vetëm se është homofobe por është kundër çdo lirie, duke nisur nga Liria e femrës.
Më vjen keq që dy dekada pas lufte, kemi një pjesë të konsiderueshme të të rinjëve që kanë përqafuar ekstremizmin qoftë religjioz, qoftë janë nën ndikimin e substancave narkotike apo të dyjave bashkë. Siç më vjen keq që krerët fetarë me një mënyrë apo tjetër kontribuan në këtë degradim moral dhe rënien për toke të vlera bazike njerëzore.