in

Kremtimi i Pashkëve momenti i madh në kalendarin e kishave të krishtera

Kremtimi i Pashkëve është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera.

Në këtë ditë Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti, shpresën për të gjithë besimtarët.

Mbrëmë në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Izmot Dodë Gjergjaj, është mbajtur ceremonia e Meshës Solemne të Pashkëve, raporton KP.

Ceremonia e vigjiljes së pashkëve në Prishtinë filloi me lutjen për paqe dhe dashuri.

Gjatë Meshës, në urimin e tij, imzot Gjergji, rikujtoi se pashkët janë një festë e veçantë në botën e krishtere, ditë e ringjalljes së Krishtit, ditë e ringjalljes së shpresës, ditë e ringjalljes së jetës, ditë e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, ditë përjetësisë.

Ndërsa, fokusi i mesazhit të tij ishte situata e krijuar pas përhapjes së pandemisë Covid-19, dhe kujtoj plotë një vit me këtë sëmundje vdekjeprurëse. 

Ai tha se vaksina e mundësuar nga mjekësia për Covid-19 është një shpresë për t’u përballur me pandeminë.

Për nder të kësaj feste sot në Kosovë në ora 11:00 u mbajt mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Pashkët i uruan të gjithë personalitetet shtetërore e politike të Kosovës.

 

 

Lini një Përgjigje

Adriana Matoshi: Nuk jam e infektuara me kovid 19

Agim Veliu nuk do të votojë Vjosa Osmanin