in

KQZ: Janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Podujevë e në Mitrovicën Veriore

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një konferencë për medie, ka bërë me dije se janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit në Komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës Veriore.

“Sipas raportimeve të komisioneve të zgjedhjeve në këto dy komuna, njoftojmë se janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit. Në komunën e Podujevës të drejtë votë kanë mbi 87 mijë qytetarë ndërsa në Mitrovicën Veriore mbi 23 mijë”, ka shtuar Elezi.

Lini një Përgjigje

“Gent Cakaj, nderi i Bujanocit dhe gjithë Luginës” në bilborde në Preshevë e Bujanoc

Nexhmi Rudari apelon te qytetarët që të dalin të votojnë