in

KQZ-ja mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar të premten shtatë ankesat e fundit të paraqitura në këtë institucion lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Pas vendimit të Supremes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të mblidhet për të bërë edhe certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt. Për orën e saktë të mbledhjes do t’iu njoftojmë me kohë”, ka thënë Elezi.

Ndërsa pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së, ushtruesja e detyrës së Presidentit ka afat 30 ditë për të thirrur seancën konstituive, në të cilën duhet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Lini një Përgjigje

Biden e sheh 4 Korrikun si “Ditë të Pavarësisë” nga virusi

Kategorizimi i ri i komunave sipas zonave