Nga 94 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që kanë marrë pjesë në votim, nëntëdhjetë e dy (92) kanë votuar për propozimin e Kryesisë së LDK-së, që z. Avdullah Hoti të jetë kandidati ynë për Kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, një (1) ka votuar kundër dhe një (1) ka abstenuar.
Këshilli i Përgjithshëm me shumicë të nevojshme të votave, përcakton z. Avdullah Hoti për kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme.