in

Kosova objektiv i hapur për Putinin, t’i mbajnë sytë hapur ndaj spiunëve rus

Profesori amerikan, Alon Ben-Meir, njëherësh edhe njohës i çështjeve të politikave në Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Kosova dhe veçanërisht Ballkani Perëndimor në përgjithësi është target i presidentit rus, Vladimir Putin.

Ben-Meir, me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’, ka përshëndetur vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për shpalljen non-grata të një zyrtari rus të UNMIK-ut në Kosovë.

“#Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të qëndrojnë sy-hapur kur bëhet fjalë për infiltrime të mundshme të shpiunëve #rus. Ky rajon është objektiv i hapur për Putinin; vendet e tjera duhet t’i frikësohen më shumë afrisë së tij me #Serbinë”, ka shkruar ai në ‘Twitter’.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shpallur person non-grata një zyrtar rus të UNMIK-ut në Kosovë për shkak të veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Gjatë vitit të kaluar me kërkesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, persona non-grata janë shpallur edhe dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë për shkak të aktiviteteve të tyre të dëmshme për sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Ja kush janë arbëreshët e Argjentinës

Pirati pritet të jetë i burgosuri i parë nga Danimarka në Kosovë