in

Kosova ndihmon Kroacinë me 100 mijë euro

I lumtur që Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ky vendim që bazohet në ftesën e SHBA-ve, do t’i procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës me propozimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitetit rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane.

Sot, Qeveria Republikës së Kosovës, ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për ndarje të mjeteve financiare në shumën prej 100 mijë euro, për mbështetjen e Republikës së Kroacisë, pas tërmetit që ka goditur këtë vend.

Qeveria e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast shpreh zotimin dhe gatishmërinë që të ndihmojë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kroacisë, në tejkalimin e situatës së rëndë me të cilën po përballen, pas tërmetit i cili ditë më parë goditi këtë vend.

Lini një Përgjigje

Mesazhi i kryeministrit Hoti me rastin e Vitit të R i 2021

KP i LDK-së miratoi kandidaturën e Hotit për kryeministër