in

Kosova mposht Andorrën

Kosova ka arritur ta marrë fitoren e parë në fushatën e kualifikimeve për Euro 2024. 

Kjo pasi në ndeshjen e të enjtës e ka mposhtur Andorrën me rezultat 3-0.Kosovarët e kanë dominuar ndeshjen në kuptim të të gjitha statistikave, si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën.Ka qenë Rashica ai i cili e ka hapur serinë e golave. Në minutën e njëzet e gjashtë një top i ardhur nga Florent Muslija ka kaluar në pronësi të vushtrriasit i cili e ka dërguar drejt rrjetës.  Kjo ka bërë që Kosova të shkojë në pushim me epërsi.Pastaj në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga primoz Gliha e ka gjetur rrjetën edhe dy herë.Rashica ka shënuar edhe një herë në minutën e shtatë dhjetë e një dhe Zeqiri në minutën e tetëdhjetë e tetë.Pas kësaj fitore Kosova që ka grumbulluar shtatë pikë gjendet në vendin e katërt në tabelën e grupit që kryesohet nga Zvicra me katërmbëdhjetë pikë.Ndeshja e ardhshme e Kosovës do të duhej të zhvillohej pas tri ditësh me Izraelin, por është shtyrë pas situatës së krijuar në Lindjen e Mesme, ku Hamas dhe shteti izraelit kanë rinisur luftën

Kosova shkon në pushim me epërsi

Kosova e ka mbyllur pjesën e parë me avantazh kundër Andorrës.

Ka qenë Milot Rashica, ai i cili e ka kaluar në epërsi skuadrën e drejtuar nga Primoz Gliha.Në minutën e njëzet e gjashtë një top i ardhur nga Florent Muslija ka kaluar në pronësi të Milot Rashicës i cili e ka dërguar drejt rrjetës.Sidoqoftë ka edhe shumë minuta lojë dhe asgjë nuk ka përfunduar sa i takon ndeshjes. 

Nis ndeshja Andorra – Kosova

Ka nisur ndeshja Andorra – Kosova,  e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Në Grupin që kryesohet nga Zvicra, Kosova gjendet në pozitën e pestë, ku në gjashtë ndeshje ka barazuar katër herë dhe ka humbur dy herë, si dhe nuk ka fituar asnjëherë. Andorra gjendet në pozitën e fundit në tabelë, me dy barazime dhe katër humbje nga gjashtë ndeshje. 

Andorra – Kosova, formacionet

Andorra dhe Kosova ndeshen sonte në një përballje të vlefshme për Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Lini një Përgjigje

Spiunët e dyfishtë/ Si arriti Hamasi të mashtrojë Mosadin izraelit

Shqipëria e mundi Çekinë