in

Kosova është zemra e Shqipërisë

Situatë e tensionuar u regjistrua para duelit mes Anglisë dhe Serbisë të zhvilluar në stadiumin e Shalkes. Si të mos mjaftonin përplasjet jashtë impianit sportiv, brenda tij nuk munguan koret raciste, teksa ato që dëgjoheshin më së tepërmi ishin thirrjet: “Kosova është Serbi”.

Nuk kanë munguar kundërpërgjigjet, teksa ishte gazetari i “Klan Kosovës”, Arlind Sadiku, i cili teksa po raportonte LIVE, poshtë tribunës ku qëndronin tifozët serbë, në momentin e thirrjeve, “Kosova është Serbi”, ka formuar shqiponjën dykrenare me duar, duke mos iu trembur aspak reagimeve brutale të serbëve.

Pas kësaj shihen edhe sende të hedhura ndaj tij, teksa gazetari Arlind Sadiku tha se Kosova është zemra e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

19 haxhinjë të vdekur nga vapa e madhe në Arabinë Saudite

Sipas britanikëve, Sali Berisha ishte i përfshirë në korrupsion