Mevi Rafuna
Ju kërkoni që shpellarizmi, barbaria, terrorizmi të na e determinojnë jetën për ta kthyer Kosovën tonë në Avganisitanin e Europës.
Lufta e hapur ndaj vlerave shqiptare, përmes insistimit të legjitimimit të shamisë tek minoret dhe lëndes fetare në shkolla në emrin e “demokracisë dhe të drejtave të njeriut”Kohëve të fundit deputetja duda balje dhe disa deputete të tjera në Kuvendin e Kosovës, janë në aksion që ta legjitimojnë shaminë tek vajzat minore nëpër shkolla.Thua se s’paskemi tjera halle, e krijohet përceptimi përmes këtyre shërbëtorëve në Kuvendin e Kosovës se të gjitha femrat në Kosovë duan të mbulohen se kjo është alfa dhe omega, qëllimi numër një që e kanë ato në jetë.Këto deputete mjerane, nuk ngrisin zërin për gjëra elementare që një nanë, vajze e re apo gjyshe ka nevojë.
Këto që paguhen me taksat e Kosovës, e që thirren në emrin e kinse demokracisë, duan me çmos ta burgosin femrën shqiptare, të ja marrin lirinë e ta bëjnë skllave.Sot lexova që një grup hoxhallarësh ( shërbëtor të Serbisë) paskan dal kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit, që lëndet fetare të mbeten jashta shkollave laike.Po kush jeni ju, në emrin e kujt thirreni që doni të na i shkatërroni shkollat tona përfundimisht.
Osmanët që ju i keni idhuj, për V shekuj nuk lanë shkollë në gjuhën shqipe, e ndaluan rreptësisht gjuhën tonë dhe vranë e masakruan çdo mësues që donte t’i shërbente kauzës e ta përhapte dijen në mes shqiptarësh.Nuk u bë gjithë ajo luftë e sakrificë që ne dy dekada në liri ta shtrojmë pyetjen ekzistenciale se a duam të jetojmë si shqiptarë në një Kosovë demokratike properëndimore apo duam të jetojmë si shpellarë, talebanë linjën e robërisë dhe barbarisë të cilën ju e përfaqësoni.
Dhe kjo më nuk është çështje fetare por është çështje Pushtimi.Shoqëria jonë është e pushtuar, nga ju kërkoni të legjitimoni, shaminë tek minoret, lëndet fetare në shkollat laike, nesër çfarë do kërkoni ta legjitimoni pedofilinë?Soji suaj nuk shpërndan as paqe, as harmoni, as dashuri, as civilizim.
Ju kërkoni që shpellarizmi, barbaria, terrorizmi të na e determinojnë jetën për ta kthyer Kosovën tonë në Avganisitanin e Europës.Kosova është e shqiptarëve jo e talebanëve.E lus çdo shqiptarë që ja do të mirën familjes së vetë, fëmijëve, nipave dhe mbesave ta ngris zërin. Mos heshtni as mos u frikësoni nga një grupacion i shitur i cili do të na e shkatërroj të ardhmen.Mos heshtni sepse dikur do të bëhet vonë!