in

"KOSOVA" – DHURATË PËR TË RINJTË E KOMUNITETIT TË KISHËS KATOLIKE NË DETROIT

Botuesi “Jalifat Publishing” nga Houstoni i Teksasit, po vazhdon fushatën e shpërndarjes së veprës “Kosova” në anglisht të historianit Jusuf Buxhovi nëpër universitetet, bibliotekat dhe komunitetet kishtare amerikane.  

Kështu, këto ditë, në kuadër të këtij misioni,  botuesi Ramiz Tafilaj, i dhuroi 432 komplete të kësaj vepre kishës “St Paul Albanian Catholic  Church” në Detroit. Librat e dedikuara për të rinjtë e komunitetit të kishës iu dërguan at Nik Gjonaj.  Ndërsa, 216 komplete të veprës iu dhuruan “Our Lady of Albanians Catholic Church”, që drejtohet nga Dom Ndue Gjergji.

Botuesi Ramiz Tafilaj, nismën për këtë  fodonacion e  ndërmori në bashkëpunim me qytetin e Pukës, ku kohë më parë u nderua me urdhërin “Kalorësi i Skënderbeut”.

Lini një Përgjigje

Myslimani Kadirov bën thirrje për ‘xhihad’ rus

Qerim Begolli me Rrok e Luigj Berishën u angazhuan në një luftë për vdekje me xhonturqit