in

Kosova dhe Izraeli luajnë më 12 nëntor në Prishtinë

Kosova dhe Izraeli pritet të ndeshen më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Njoftimi është bërë nga UEFA të hënën, e cila e kishte ndryshuar orarin e ndeshjes – takimi fillimisht ishte paraparë që të zhvillohej më 15 tetor – për shkak të rishpërthimit të luftës Hamas-Izrael. 

Ndeshja e parë në tokën izraelite ishte mbyllur me barazim 1-1. 

Gjithashtu pas tri ditëve Izraeli do të luajë me Zvicrën. 

Aktualisht Grupin e kryeson Rumania, e pasuar nga Zvicra, derisa Izraeli është i treti në renditje. Kosova gjendet në vendin e katërt. 

 

Lini një Përgjigje

Islami po e shkatërron gjithcka që është shqiptare

Bashkësia Ungjillore e Mesisë: Letër presidentit Rugova me 1996