in

Kosova bllokoi makinat me targa serbe, radhë të gjata në pikat kufitare

Pas vendimti të Prishtinës zyrtare për të ndaluar hyrjen e automjeteve me targa serbe, janë krijuar radhë të gjata  kamionësh në pritje për të hyrë në Kosovë.

Masa e qeverisë së Albin Kurtit erdhi pas arrestimit të 3 policëve kufitarë të Kosovës nga forcat speciale serbe në zonën kufitare mes dy vendeve. Për drejtuesit e kamionëve, kjo situatë është marrëzi.

Kamionët e mallrave dhe të gjitha automjetet e tjera janë në pritje të një vendimi të dytë për lejimin e kalimit, por nuk dihet sa do zgjasë bllokimi, pasi Kurti në konferencën për shtyp nuk foli fare për këtë çështje.

“Mendoj se palët duhet të gjejnë një zgjidhje të ndërmjetme. Nuk mund të vazhdohet me fitues dhe humbës”, thotë një shofer.

“Kjo është marrëzi. Është fare e panevojshme”, shprehet një tjetër.

Serbia pretendon se policët e Kosovës u arrestuan brenda territorit të saj, ndërsa Kosova thotë se forcat speciale serbe shkelën kufirin me Kosovën. Ngjarja është në vazhdën e tensioneve të rritura javët e fundit, pas zgjedhjes së kryekomunarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe.

Lini një Përgjigje

Sot reshje shiu në të gjithë vendin

Deputeti i PD-së bllokon foltoren: Duhet të mbajmë qëndrim për Kosovën