in

Kosnett ka një porosi për opozitën e Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë në faqen e saj në “Facebook” ka shpërndarë një deklaratë të ambasadorit Philip Kosnett në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në këtë deklaratë, ambasadori amerikan kërkon nga opozita të bëjë politika të përgjegjshme, raporton “Epoka e re”.

Kosnett thotë se opozita nuk ka nevojë të mbështesë çdo propozim të qeverisë, por as nuk duhet të refuzojë ose pengojë çdo ide.

Ambasadori amerikan përmend edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, dhe ka një mesazh për opozitën.

“Opozita ka një detyrim, të marrë pjesë, të bëjë detyrat e shtëpisë dhe të ofrojë alternativa. Nuk mjafton vetëm të thuash jo. Partitë e opozitës tani përballen me një vendim të rëndësishëm – nëse do të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e një president të ri, ose të përpiqen të prishin procesin dhe ta çojnë Kosovën në një raund të ri zgjedhjesh”, ka thënë Kosnett.

“Ajo që ne po kërkojmë është që procesi të ecë përpara, për të shmangur një kthim për zgjedhje të kushtueshme të reja dhe më shumë muaj mosfunksionimi gjatë një kohe krize pandemike dhe ekonomike. Tani është koha që politikanët e Kosovës të tregojnë respektin e tyre për njerëzit duke rimenduar politikën e Kosovës, në mënyrë që taktikat e obstruksionizmit të mos konsiderohen më ‘biznes si zakonisht’, ka thënë ambasadori Kosnett.

Lini një Përgjigje

Takimi Kurti-Osmani, gatishmëri për bashkëpunim institucional

Weber: Zgjedhjet e reja nuk janë në favor të opozitës