in

Kosnett apelon që fati i të pagjeturve të mos jetë peng i politikës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ua ka çuar një porosi liderëve të Ballkanit që fatin e të pagjeturve të mos mbajnë peng të politikës së tyre.

Kosnett ka thënë se e vlerëson përparimin e fundit në lidhje me këtë çështje.

“Në këtë Ditë Kombëtare të Personave të Zhdukur, ne vlerësojmë përparimin e fundit në nivelin e punës. Por, pas mbi dy dekadash, familjeve ende u mungon përgjigja për të dashurit e tyre. Për të gjithë udhëheqësit politikë të rajonit: fati i të zhdukurve nuk duhet të jetë peng i politikës”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lini një Përgjigje

Kurti: Të pagjeturit i mungojnë të ardhmes tonë

8 raste të vdekjes dhe 194 raste të reja COVID-19